• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli i prokurorëve publik e konfirmoi vendimin e prokurorit republikan për suspendim të Hajrullahut

Këshilli i prokurorëve publik e konfirmoi vendimin e prokurorit republikan për suspendim të Hajrullahut

Shkup, 18 nëntor 2024 (MIA) - Këshilli i prokurorëve publik solli vendim me të cilin e konfirmoi vendimin për largim nga funksioni të prokurorit të lartë publik Mustafa Hajrullahi, i sjellë nga Prokurori republikan publik. Ankesa e Hajrullahit është refuzuar si e pabazë.

Këshilli sot e solli vendimin me shtatë vota "për", dhe një "kundër" pas debatit nga i cili publiku ishte përjashtuar për shkak të mbrojtjes së integritetit të prokurorit.

"Konfirmohet vendimi me të cilin prokurori i lartë publik, Mustafa Hajrullahi, largohet nga funksioni i prokurorit publik derisa zgjatë procedura penale. Të konfirmohet vendimi, ndërkaq ankesa të refuzohet si e pabazë", tha kryetarja e PPRMV, Dushica Dimitrievska.

Keti Petkova konsideron se vendimi duhet të tjetërsohet sepse sipas saj prokurori publik me vendimin për suspendim të Hajrullahit e shkelë Ligjin për prokurori publike dhe drejtpërdrejtë prek të drejtat dhe pavarësinë e prokurorëve publik.

Prokurori i lartë publik i Prokurorisë së lartë publike Shkup, Mustafa Hajrullahi, pasi që u suspendua nga funksioni, në konferencë për shtyp akuzoi se padia penale e parashtruar ndaj tij nga ana e Prokurorit republikan publik, ka tendencë ta mënjanojë he heshtë, si dhe t'i frikësojë kolegët e tjerë të cilët veprojnë në pajtim me ligjin, ndërkaq me qëllim, siç tha, të sillen vendime të porositura.

Vendimi për suspendim të Hajrullahit erdhi pasi që Prokuroria themelore publike Shtip solli urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër Hajrullahit, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar për vepër të kryer të vazhdueshme penale "maltretim në ushtrim të detyrës" nga neni 143, si dhe për vepër të vazhduar penale "keqpërdorim o pozitës zyrtare dhe autorizimit" nga neni 353 nga Kodi penal. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR