• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli i Prokurorëve Publikë për nesër ka caktuar seancë për të dhënë mendim për kandidatët e paraqitur për prokurorin e ri publik shtetëror

Këshilli i Prokurorëve Publikë për nesër ka caktuar seancë për të dhënë mendim për kandidatët e paraqitur për prokurorin e ri publik shtetëror

Shkup, 26 dhjetor 2023 (MIA)  -  Këshilli i Prokurorëve Publikë nesër do ta mbajë seancën e 94-të, në rend dite të së cilës është dhënia e  mendimit për kandidatët e paraqitur në Konkursin për emërimin e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në shpalljen për prokuror të ri publik shtetëror janë paraqitur tre kandidatë - Fatime Fetai nga Prokuroria e Lartë Publike Shkup, Lidija Raiçeviq nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe Lupço Kocevski nga Prokuroria Publike e RMV-së. 

Këshilli i PP-së, në përputhje me afatet ligjore, duhet në afat prej 15 ditëve t'i japë Qeverisë mendim pozitiv ose negativ, pas së cilës Qeveria i propozon Kuvendit njërin nga kandidatët që ka marrë mendim pozitiv. 

 Kuvendi e shpalli konkursin më 29 nëntor të këtij viti, pasi deputetët e votuan vendimin për emërimin e prokurorit të ri publik.

Mandati i prokurorit aktual shtetëror Lubomir Joveski përfundon më 25 dhjetor, ndërsa Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e javës së kaluar zgjodhi prokuroren Sonja Simovska nga Prokuroria Publike Shtetërore për ushtruese deri në përfundimin e zgjedhjes. 

 Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike për prokuror publik mund të emërohet personi i cili ka stazh pune të pandërprerë të paktën dhjetë vjet si prokuror publik ose si gjykatës në fushën e së drejtës penale.

 Prokurori publik  emërohet nga Kuvendi, me propozim të Qeverisë, me mandat gjashtëvjeçar dhe me të drejtë riemërimi. Për punën e tij dhe të Prokurorisë Publike përgjigjet para Kuvendit.

 Prokurori aktual shtetëtor, Jovevski, ishte  emërua më 25 dhjetor të vitit 2017, ndërsa e pasoi Marko Zvërlevskin, i cili u shkarkua në gusht të vitit të njëjtë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR