• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli i PP-së unanimisht e refuzoi kërkesën e Fatime Fetait për rishqyrtim të vendimit për refuzimin e kandidaturës së saj për prokurore publike të shtetit

Këshilli i PP-së unanimisht e refuzoi kërkesën e Fatime Fetait për rishqyrtim të vendimit për refuzimin e kandidaturës së saj për prokurore publike të shtetit

 Shkup, 11 janar 2024 (MIA)  - Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme unanimisht e hodhi poshtë kërkesën e prokurores Fatime Fetai për rishqyrtimin e vendimit për refuzimin e dokumentacionit në lidhje me shpalljen për emërim të prokurorit publik të Republikës. të Maqedonisë së Veriut.

Në seancë u theksua se vendimi për refuzimin e dokumentacionit të dorëzuar nga Fetai, në seancën paraprake të 94-të, kur Këshilli i PP-së unanimisht dha mendim pozitiv për kandidatin Lupço Kocevski të jetë prokuror i ri publik i shtetit, për shkak se është dorëzuar jo e plotë. 

Siç theksoi Ixhet Memeti, anëtar i Këshillit të PP-së, në vendimet e Këshillit të drejtë të ankesës nuk ka dhe në rastin konkret bëhet fjalë për çështje teknike për të cilën Këshilli nuk është kompetent. 

 "Në vendimet tona të drejtë ankese nuk ka. Nëse dikush nuk është i kënaqur me vendimin tonë mund të kërkojë atë që kërkon.  Pse dokumentet e mia nuk janë shqyrtuar? Është çështje teknike për të cilën Këshilli nuk është kompetent", tha Memeti.

Këshilli i PP-së në seancën paraprake unanimisht  ka dhënë mendim pozitiv që kandidati Lupço Kocevski të jetë prokuror i ri publik i shtetit, kandidatja Lidija Raiçeviq nuk mori mendim pozitiv nga Këshilli, ndërsa për Fatime Fetain nuk është debatuar për shkak të mungesës së plotë të dokumentacionit të parashtruar. 

 Këshilli në seancën e sotme, gjithashtu ka debatuar  edhe për miratimin e vendimit për formimin e Komisionit për përgatitjen e listës së kandidatëve për përzgjedhjen e kandidatit për anëtar të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga rajoni i Prokurorisë së e Lartë Publike në Shkup, si dhe miratimin e vendimit   për formimin e Komisionit për zbatimin e zgjedhjeve të anëtarëve të Këshillit nga radhët e prokurorëve publikë nga rajoni i Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup, në të cilin kryetar u zgjodh Ixhet Memeti, ndërsa anëtarë të komisionit u zgjodhën Keti Petkova dhe Svetllana Zhupanovska.

 Kryetarja e Këshillit, Dimitrievska, informoi se nga ana e prokurorit të lartë publik është dorëzuar njoftim me shkrim deri te Këshilli, në të cilin thuhet se "një prokuror publik i cili ka punuar në një lëndë konkrete, në të cilin nga dëshmitë e lëndës ka ardhur në njohuri për veprimet e një prokurori tjetër publik, e ka njoftuar prokurorin e  lartë publik", për të cilin njëzëri është vendosur që njoftimin e tillë do ta dërgojnë deri te  Prokuroria Publike, e cila më tej  duhet ta shqyrtojë dhe të veprojë për të njëjtën.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR