• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli i Evropës dënon "represionin" ndaj organizatave joqeveritare që ndihmojnë emigrantët

Këshilli i Evropës dënon

Bruksel, 22 shkurt 2024 (MIA) - Komisionerja për të drejtat e njeriut pranë Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq u bëri thirrje vendeve-anëtare që të ndalojnë "represionin" ndaj organizatave joqeveritare dhe njerëzve që mbrojnë të drejtat e emigrantëve.

Në raportin me rekomandime të publikuar sot, Mijatoviq theksoi se ka "trend në rritje të presionit, frikësimit dhe kriminalizimit të njerëve dhe organizatave që u ndihmojnë refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve".

Gjatë mandatit të saj gjashtëvjeçar, i cili përfundon në fund të marsit, komisionerja evropiane ka dënuar vazhdimisht presionin ndaj organizatave joqeveritare që ndihmojnë emigrantët në Evropë dhe kufizimet në punën e tyre.

Ajo sot vuri në dukje edhe situata specifike, siç është "kriminalizimi" italian i organizatave joqeveritare që shpëtojnë emigrantët në Detin Mesdhe. Ajo, gjithashtu, e dënoi "mjedisin armiqësor" në të cilin punojnë mbrojtësit e të drejtave themelore në greqi.

Mijatoviq e kritikoi edhe shtyrjen e refugjatëve dhe emigrantëve nga kufijtë evropianë.

Në raportin e saj, komisionerja "u bën thirrje vendeve anëtare të Këshillit të Evropës që të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndryshuar trendin e represionit". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR