• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli i BE-së mori mandat për negociata me PE-në për Rregullativën për Mekanizmin për reforma dhe rritje të Ballkanit Perëndimor

Këshilli i BE-së mori mandat për negociata me PE-në për Rregullativën për Mekanizmin për reforma dhe rritje të Ballkanit Perëndimor

Bruksel, 6 mars 2024 (MIA) - Komiteti i përfaqëssuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së (Koreper) sot solli vendim t'i miratojë mandat Këshillit të Evropës për negociata me Europarlamentin për Rregullativën për Mekanizmin për reforma dhe rritje të Ballkanit Perëndimor.

Mekanizmi i propozuar është intrumenti qendror i Planit të ri të Komisionit evropian për rritje të Ballkanit Perëndimor, qëllimi i të cilit është mbështetje për procesin e zgjerimit të Unionit dhe përshpejtim të ndërlidhjes ekonomike të vendeve të rajonit me BE-në.

Siç kumtoi Këshilli i BE-së, Mekanizmi ka për qëllim të sigurojë mbështetje financiare për partnerët e Unionit nga Ballkani Perëndimor për periudhën 2024-2027 në shumë të përgjithhsme prej gjashtë miliardë eurove si hua.

Pagesa e mbësshtetjes financiare do të varet nga realizimi i përparimit në realizimin e reformave të konstatuara në agjendën e dakorduar reformuese të secilit prej vendeve nga rajonit.

Negociatat e Këshillit të BE-së me PE-në do të zhvillohen për versionin e reviduar të Rregullativës për krijim të Mekanizmit. ndryshimet lidhur me propozimin fillestar të Komisionit evropian i referohet saktësimit të specifikave të Mekanizmit dhe të kushteve për pagesë të mbështetjes.

Një nga ndryshimet kyçe ka të bëjë me përforcimin e rolit të Këshillit të BE-së në menaxhim me Mekanizmin, posaçërisht gjatë miratimit dhe plotësimit të agjendës reformuesse të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe në ndjekjen dhe vlerësimin në përmbushjen e kushteve të parashtruara për pagesë të mbështetjes.

Ndryshime, gjithashtu, ka edhe në pjesën në të cilën lihet fokus më i fuqishëm në harmonizimin e vendeve të rajonit me politikën e përbasshkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Me vendimin e sotëm të Koreper-it, kryesimi belg me Këshillin e BE-së do të mund t'i fillojë negociatat me Parlamentin evropian për versionin final të Rregullativës për Mekanizmin për reforma dhe rritje të Ballkanit Perëndimor.

Komisioni evropian e prezantoi Planin e ri për rritje për Ballkanin Perëndimor më 8 nëntor të vitit të kaluar. Ai bazohet në katër shstylla të kahëzuara drejt përforcimit të integrimit ekonomik të vendeve nga Ballkani Perëndimor me tregun e vetëm evropian, përforcimin e integrimit ekonomik mes shteteve në rajon përmes tregjeve të përbahskëta rajonale, përhspejtimit të reformave themelore dhe rritjes së ndihmës financiare për mbështetje ndaj proceseve reformuese përmes Mekanizmit për reforma dhe rritje.

Me revizionin e Kornizës financiare shumëvjeçare të BE-së për periudhën 2021-2027, për Mekanizmin për reforma dhe rritje të Ballkanit Perëndimor u ndanë dy miliardë euro mjete plotësuese. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR