• e martë, 11 mars 2025

Këshilli i Veriatlantik për vizitë në Kosovë

Këshilli i Veriatlantik për vizitë në Kosovë

Bruksel, 11 mars 2021 (MIA) – Anëtarët e Këshillit të Atlantikut të Veriut, të udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute dhe zëvendës sekretarja e Përgjithshme Radmilla Shekerinska, sot do të qëndrojnë në Kosovë për ta vizituar misionin ndërkombëtar të udhëhequr nga Aleanca, KFOR-i.

Siç njoftoi NATO, Rute, Shekerinska dhe ambasadorët e përhershëm të vendeve anëtare në Aleancë do të kenë takime me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Enriko Barduani, si dhe me drejtorin e Ekipit Këshillimor Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Kristian Navrat. Gjithashtu, ata do të kenë mundësinë të bisedojnë me ushtarë të angazhuar në NATO dhe NALT.

Delegacioni i NATO-s është planifikuar gjithashtu të takohet me Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Prishtinë, Aivo Orav, shefin e EULEKS-it, gjeneralmajor Xhovani Barbano, përfaqësuesen speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefen e UNMIK-ut, Karolina Ziadeh dhe u.d. shefen e Misionit të OSBE-së, Kornelia Tejlor.

Po ashtu, siç thuhet në kumtesë, Rute do të takohet edhe me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR