• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli i ambasadorëve deklarohet për procesin integrues të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Këshilli i ambasadorëve deklarohet për procesin integrues të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë
Shkup, 29 prill 2022 (MIA)- Këshilli i ambasadorëve i përshëndet përpjekjet dhe iniciativat për mbështetje të fuqishme të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për anëtarësim të menjëhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian shprehur përmes porosive të Ndihmës sekretares shtetërore për çështje evropiane dhe euroaziatike, Karen Donfrid deri te lidershipi i vendit gjatë vizitës së saj në Shkup si dhe porosive nga takimet e të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar dhe Karen Donfrid me Oliver Varhejn, komisar për zgjerim të BE-së dje në Tiranë. Këshilli, theksohet në kumtesë, konsideron se konstatim i përbashkët nga takimi se invazioni i paarsyeshëm ndaj Ukrainës e ka bërë integrimin edhe më urgjent, “është udhërrëfyes i vërtetë në të cilin duhet të zhvillohen përcaktimet e vendeve anëtare dhe institucioneve të BE-së në procesin integrues”. Këshilli, madje i ka vlerësuar si të papranueshme dhe shantazhuese deklaratat e disa përfaqësuesve të lartë politik të Bullgarisë për mos heqjen e vetos në procesin integrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe konsideron se ky veprim “e lë të hapur rrugën për destabilizim të Ballkanit”. “I vlerësojmë lartë përpjekjet dhe përcaktimet e vendit për realizim të plotë të të drejtave të gjitha etnive në vend përfshirë këtu edhe të drejtat e bullgarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut dhe angazhohemi gjatë hapjes së Kushtetutës për hyrje në BE të përfshihen edhe bullgarët në Kushtetutë pa dallim të përfaqësimit të tyre të vogël në përqindje. Ai është një angazhim i përhershëm i institucioneve për barazi të plotë të të gjithë qytetarëve që jetojnë në vend”, thuhet në kumtesën e Këshillit të ambasadorëve.  

QËNDRONI TË LIDHUR