• e premte, 05 dhjetor 2025

Këshilli gjyqësor zgjodhi Zoran Dimitrievskin, Tatjana Dukovskën dhe Maja Markovën për gjyqtarë të Gjykatës Supreme

Këshilli gjyqësor zgjodhi Zoran Dimitrievskin, Tatjana Dukovskën dhe Maja Markovën për gjyqtarë të Gjykatës Supreme

Shkup, 30 prill 2025 (MIA) - Anëtarët e Këshillit gjyqësor në seancën e sotme zgjodhën Zoran Dimitrievskin dhe Tatjana Dukovskën për gjyqtarë penal të Gjykatës Supreme. Dimitirevski dhe Dukovska janë gjyqtarë nga Gjykata e Apelit - Shkup. Në seancë Maja Markova u zgjodh për gjyqtare civile të Gjykatës Supreme, por nuk është bërë zgjedhja e kandidatëve Jetmir Ajdini Boshnjakov, Natasha Savoska Dimitrovska nga Gjykata e Apelit Shkup dhe Rafiz Idrizit nga Gjykata e Apelit Gostivar.

Siç ka informuar në fillim të seancës Kryetari i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovski, Këshilli gjyqësor ka shpallur thirrjen për zgjedhjen e gjashtë gjyqtarëve të Gjykatës supreme, tre gjyqtarëve për çështje civile dhe tre gjyqtarëve për çështje penale të publikuar në Gazetën zyrtare. Siç tha ai, pas procedurës së zbatuar nga ana e Komisionit në Këshill është iniciuar raport me listë përfundimtare të renditjes së kandidatëve.

Raportuesja dhe kryetarja e Komisionit, Pavlina Cërvenkovska tha se lista e kandidatëve për gjyqtarë në fushën penale përbëhet nga dy kandidatë, Zoran Dimitrievski dhe Tatjana Dukovska, gjyqtarë të Gjykatës së Apelit në Shkup.

Anëtarja Vesna Dameva kërkoi përjashtimin nga zgjedhja e gjyqtarëve penal në Gjykatën supreme, me arsyetimin se dy kandidatët, Zoran Dimitrievski dhe Tatjana Dukovska morën pjesë në një lëndë ku kundër një personi juridik i cili paraqitet si palë e dëmtuar, bashkëshorti i tij është person përgjegjës. 

Lidhur me kandidatët e tjerë për zgjedhjen e gjyqtarëve, Maja Markova, Jetmir Ajdini Boshnjakov, Natasha Savoska Dimitrovska dhe Rafiz Idrizi, Vesna Dameva kërkoi që të anulohet thirrja dhe të nxirret thirrje e re.

“Për shkak të rrethanave të caktuara që ekzistojnë, vlerësoj se sot nuk ka kushte për zgjedhjen e gjyqtarëve civilë. A mund të bëhet në një situatë të tillë një zgjedhje realiste dhe objektive? Bëhet fjalë për avancimin në detyrë të gjyqtarëve në gjykatën më të lartë në vend. Nuk do ta jap votën time në këtë moment dhe në këto rrethana për asnjë kandidat, sepse personalisht konsideroj se nëse mbahen zgjedhjet ato nuk do të jenë objektive", ka thënë Dameva.

Kryetarja e Komisionit, Pavlina Cërvenkovska tha se beson se nuk ka pengesa ligjore për zgjedhjen e gjyqtarëve.

"Konsideroj se nuk ka pengesa ligjore që ne të bëjmë një zgjedhje sipas kësaj renditje, përveç gjyqtarëve të caktuar për të cilët ka rrethana që nuk mund t'i shprehim publikisht, por kjo nuk do të thotë se është pengesë që ne të mos bëjmë një zgjidhje", ka thënë Cërvenkovska.

Kryetari i Këshillit gjyqësor, Kambovski vendosi propozimin e anëtares Vesna Dameva për anulimin e thirrjes për zgjedhjen e tre gjyqtarëve të Gjykatës Supreme në fushën civile, ku dy anëtarë votuan "për" dhe 10 votuan "kundër". Pas kësaj, vazhdoi përzgjedhja e kandidatëve.

Nuk kanë kaluar kandidatët Jetmir Ajdini Boshnjakov, Natasha Savoska Dimitrovska nga Gjykata e Apelit e Shkupit dhe Rafiz Idrizi nga Gjykata e Apelit në Gostivar. Kandidatët nuk kanë marrë shumicën e Badenterit, për shkak siç u tha prej disa anëtarëve që votuan "kundër", “mungesës së integritetit dhe kredibilitetit”.

Poashtu, anëtarët e Këshillit gjyqësor në seancën e sotme zgjodhën Natasha Andrevën për gjyqtare në Gjykatën Themelore Veles, Derim Polisi për gjyqtare në Gjykatën Themelore Strugë, ndërsa Emilija Borisavleviq Aleksandrovska, Jasna Ushkovska, Zvezda Ilieska, Elena Lukareva, Marko Kërzhallovski, Sofçe Kitanova Prodanov, Maja Grozdanovska janë zgjedhur për gjykatës në Gjykatën Themelore Civile - Shkup.

Aleksandra Ademi, Bernisa Rahiq, Irena Janiq, Robert Mitevski, Biljana Todorovska, Sulejman Sulejmanovski, Sibil Sefejdinova, Fatos Jusufi dhe Fitim Lloga janë zgjedhur për gjykatës në Gjykatën Themelore- Shkup.

Anëtarët sot me 12 vota "për" zgjodhën Miroslav Georgievskin për kryetar të Gjykatës Themelore të Kratovës.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR