Këshilli gjyqësor zgjodhi gjashtë gjykatës të rinj në fushën civile të Gjykatës së Apelit Shkup
- Elizabeta Nastov, Sofia Milenkova, Cvetanka Siljanovska Kostadinovska, Keti Germanova, Bllagica Gjoshevska dhe Artan Limani janë gjykatësit e rinj të cilët Këshilli gjyqësor i zgjodhi sot në fushën civile të Gjykatës së Apelit Shkup.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:25, 26 maj, 2025
Shkup, 26 maj 2025 (MIA) - Elizabeta Nastov, Sofia Milenkova, Cvetanka Siljanovska Kostadinovska, Keti Germanova, Bllagica Gjoshevska dhe Artan Limani janë gjykatësit e rinj të cilët Këshilli gjyqësor i zgjodhi sot në fushën civile të Gjykatës së Apelit Shkup.
Paraprakisht në sektorin penal të Gjykatës së Apelit u gjodhën katër gjykatës të rinj, Maria Kletniçka Markovska, Olja Ristova, Ivan Xholev (kryetar i Gjykatës themelore penale Shkup) dhe Betim Jahja.
Në kuadër të mbledhjes, Këshilli gjyqëso e zgjodhi Afrim Fidanin për kryetar të Gjykatës supreme. Fidani mori tetë vota "për" dhe pesë "kundër", prëderisa për kundërkandidaten e tij, kryetaren e deritanishme të Gjykatës supreme, Besa Admei, kishte vetëm dy vota.
Diskutimi i anëtarëve të Këshillit u fokusua në planin e vet të aksionit për përmirësim të gjendjeve në gjyqësi. Fidani është gjykatës në Gjykatën supreme prej vitit 2017, ndërsa karriera e tij filloi me diplomimin në Fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1989.
Me nëntë vota "për", gjykatësi Haxho Tariq u zgjidh kryetar i Gjykatës themelore Krushevë. Tariq, i cili është gjykatës në Gjykatën themelore Manastir prej vitit 2010, paraprakisht ka punuar si avokat në Prilep.
Këshilli gjyqësor sot i miratoi edhe procesverbalet prej mbledhjes së 519-të dhe 520-t, solli vendime për emërim dhe shkarkim të gjykatësve-porotë, si dhe për formim të komisioneve për zgjedhje të kryetarëve të gjykatave. ab/