• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli gjyqësor të premten në mbledhje publike do të vendosë për përgjegjësi disiplinore të gjykatëses Besa Ademi

Këshilli gjyqësor të premten në mbledhje publike do të vendosë për përgjegjësi disiplinore të gjykatëses Besa Ademi

Shkup, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Këshilli gjyqësor sot pasdite me tetë vota "për" vendosi të jetë publike mbledhja në të cilën do të vendoset rreth nismës për përgjegjësi disiplinore të kryetares së Gjykatës supreme, Besa Ademi. Mbledhja është caktuar për këtë të premte.

Sipas Ligjit për Këshillin gjyqësor, procedura për konstatim të përgjegjësisë së një gjykatësi është e karakterit të besueshëm dhe duhet të jetë pa prani të opinionit, por gjykatësja Ademi kërkoi në dëgjim të jetë i pranueshëm publiku, përkatësisht të jenë të pranishme mediumet.

Nisma për përgjegjësi disiplinore me shkarkim ishte parashtruar pasi që Ademi në intervistë për SAKAMDAKAZHAM.MK theksoi se gjykata me të cilën kryeson po përballet me presione politike dhe kërcënime për shkarkim të gjykatësve suprem. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR