• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli gjyqësor parashtroi nismë deri te Gjykata Kushtetuese për ligjet për ndryshim të Ligjit për pagat e gjykatësve dhe Ligjin për pagat e anëtarëve

Këshilli gjyqësor parashtroi nismë deri te Gjykata Kushtetuese për ligjet për ndryshim të Ligjit për pagat e gjykatësve dhe Ligjin për pagat e anëtarëve

Shkup, 6 mars 2024 (MIA) - Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka parashtruar nismë për vlerësimin e kushtetueshmërisë dhe legjitimitetit në Gjykatën Kushtetuese, me të cilën kontestohen dispozitat e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndryshimin e Ligjit për pagat e anëtarëve të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"Duke u nisur nga pozicioni i tij kushtetues dhe kompetencat ligjore, Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut si organ i pavarur dhe sovran i gjyqëssisë dhe si organ, që është i detyruar ta sigurojë dhe garantojë pavarësinë dhe sovranitetin e pushtetit gjyqësor, ka ngritur nismë për vlerësimin e kushtetueshmërisë dhe legjitimitetit në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilën kontestohen dispozitat e Ligjit për ndryshimin e Ligjit për pagat e gjykatësve dhe Ligjit për ndryshimin e Ligjit për pagat e anëtarëve të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut", qëndron në komunikatën e Këshillit gjyqësor.

Nga atje shtojnë se edhe në periudhën në vijim, siç thonë ata, “mbeten të përkushtuar ndaj një autoriteti gjyqësor të pavarur dhe sovran dhe sa herë që cenohen këto postulate në një situatë, do të ndërmarrë veprime për mbrojtjen e tyre”. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR