• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Këshilli gjyqësor për vendosjen e gjyqtarit në "listën e zezë": E theksojmë angazhimin tonë për t'u përballur me secilën formë të korrupsioni në sistemin e drejtësisë

Këshilli gjyqësor për vendosjen e gjyqtarit në

Shkup, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut shpreh shqetësim serioz në lidhje me publikimin aktual të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për vendosjen e gjyqtarit në "listën e zezë".

"Theksojmë angazhimin tonë për të trajtuar çdo formë korrupsioni në sistemin e drejtësisë në përputhje me ligjin dhe standardet etike. Në këtë drejtim, Këshilli Gjyqësor tashmë po ndërmerr masa në përputhje me kompetencat e tij të përcaktuara në Ligjin për Gjykatat dhe Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut", theksohet në kumtesën e Këshillit Gjyqësor.

Departamenti amerikan i Shtetit pardje kumtoi se do të vendosë sanksione ndaj ish zëvendëskryetarit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Artan Grubi dhe gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti për shkak të "përfshirjes së tyre në korrupsion të konsiderueshëm".

Sipas kumtesës, "Grubi dhe Bexheti kanë marrë ryshfet me qëllim për të minuar procedurën gjyqësore lidhur me dënimin penal të Sasho Mijalkovit, ish drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK). Mijalkov u sanksionua në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(v) të Ligjit të operacioneve të jashtme dhe programeve të lidhura të Departamentit të Shtetit. Krahas sanksioneve ndaj Grubit dhe Bexhetit, ndalesat për hyrje në SHBA janë vendosur edhe për familjarët e tyre. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR