Këshilli Gjyqësor: Nuk ka urdhër për bastisje, po bashkëpunojmë me PTHP Shkup
- Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut i ka përgënjeshtruar pretendimet për bastisje në hapësirat e tyre, duke theksuar se kanë vepruar sipas kërkesave me shkrim të Prokurorisë Themelore Publike (PTHP) Shkup. Këshilli thekson se nuk është dhënë urdhër për bastisje dhe se do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjithë organet kompetente, të udhëhequr nga parimet e një gjyqësori të pavarur, të përgjegjshëm dhe transparent.
Shkup, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut i ka përgënjeshtruar pretendimet për bastisje në hapësirat e tyre, duke theksuar se kanë vepruar sipas kërkesave me shkrim të Prokurorisë Themelore Publike (PTHP) Shkup. Këshilli thekson se nuk është dhënë urdhër për bastisje dhe se do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjithë organet kompetente, të udhëhequr nga parimet e një gjyqësori të pavarur, të përgjegjshëm dhe transparent.
"Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e informacioneve të publikuara në publik për gjoja një “bastisje të kryer” në hapësirat e Këshillit gjatë dhe pas përfundimit të orarit të punës, e informon opinionin se pas pranimit të kërkesave me shkrim nga PTHP Shkup, Këshilli Gjyqësor i RMV-së vepron sipas të njejtave. Theksojmë se nuk është lëshuar urdhëri për bastisje, as nuk është kryer bastisje në hapësirat e Këshillit Gjyqësor të RMV-së", thuhet në njoftimin e Këshillit Gjyqësor.
Nga aty shtojnë se Këshilli bashkëpunon dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjithë organet kompetente dhe institucionet në vend duke u udhëhequr nga parimet e një gjyqësori të pavarur, të përgjegjshëm dhe transparent dhe distancohet nga çdo ndikim dhe presion nga brenda dhe jashtë, me synimin për të mbrojtur pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit.
Siç konfirmoi Prokuroria Publike më herët, nënpunës policorë me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike (PTHP) Shkup dje kanë hyrë në Këshillin Gjyqësor për sigurimin e procesverbaleve lidhur me dyshimet për një vepër të mundshme penale në lidhje me mandatin e kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, e cila dha dorëheqje më 2 dhjetor.
Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n sot konfirmoi se janë në vijim hetimet paraprake. Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n, kërkimi i dy procesverbaleve të cilat duhet të kontrollohen janë marrë.
Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, dha dorëheqje më 2 dhjetor. Ajo tha se shkaku i dorëheqjes është mungesa e mbështetjes dhe përpjekjet për cenimin e integritetit të saj nga funksionarë të lartë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s