• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli Gjyqësor mori vendim për publikim të shpalljes për zgjedhjen e 31 gjyqtarëve në 13 gjykatat themelore mbarë vendin, me përjashtim të Shkupit

Këshilli Gjyqësor mori vendim për publikim të shpalljes për zgjedhjen e 31 gjyqtarëve në 13 gjykatat themelore mbarë vendin, me përjashtim të Shkupit

Shkup, 29 mars 2023 (MIA) - Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme të 436-të mori vendim për zgjedhjen e gjithsej 31 gjyqtarëve në disa gjykata themelore mbarë vendin, me përjashtim të Shkupit.

Pra, 30 kandidatë nga gjenerata e shtatë e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë do të mund të aplikojnë për gjashtë gjyqtarë në Gjykatën Themelore Prilep, katër në Gjykatën Themelore në në Strugë, nga tre në GJTH Manastir dhe në GTH Kërçovë, nga dy në GJTH Krushevë, GJTH Ohër, GJTH Tetovë, GJTH Dellçevë, GJTH Radovish dhe GJTH Berovë, si dhe për nga një vend në GJTH Kumanovë, GJTH Strumicë dhe GJTH Sveti Nikollë.

Vendimi për publikimin e shpalljes është marrë me 8 vota pro dhe katër kundër, pasi më herët, gjithashtu me votim, Këshilli vendosi shpalljen vetëm për brendësinë.

Në pjesën më të madhe të debatit të sotëm, anëtarët e Këshillit Gjyqësor debatuan për pikën për miratimin e vendimit për publikimin e shpalljeve për zgjedhjen e gjykatave në gjykatat themelore në vend, u debatua nëse do të publikohet shpallje për të gjitha gjykatat sipas nevojave apo do të lihen jashtë për në Shkup, ku ka interesim më të madh, ndërsa të publikohen shpallje për gjyqtarë në gjykatat e brendshme, ku ka më pak interes dhe situata është më alarmante.

Disa nga anëtarët e Këshillit argumentuan se ndoshta është e nevojshme të mendohet në mënyrë strategjike, në mënyrë që derisa të krijohet një rrjet i ri gjyqësor (që nuk varet prej tyre), të forcohen gjykatat me kompetencë të zgjeruar, nga ku me delegim gjyqtarët do të dërgohen në gjykatat themelore ku nuk ka interes nga kandidatët, ndërsa gjendja është alarmante. Të tjerë theksuan se gjykatat nuk ekzistojnë për gjyqtarët, por gjykatat ekzistojnë për nevojat e qytetarëve dhe situata është alarmante pothuajse në të gjitha gjykatat. ls/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR