• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Këshilli gjyqësor filloi me aktivitete lidhur me zbatimin e rekomandimeve nga Raporti i Misionit vlerësues të BE-së

Këshilli gjyqësor filloi me aktivitete lidhur me zbatimin e rekomandimeve nga Raporti i Misionit vlerësues të BE-së

Shkup, 22 janar 2024 (MIA) - Këshilli gjyqësor i Maqedonisë së Veriut filloi me aktivitete lidhur me implementimin e rekomandimeve nga Raporti i Misionit vlerësues të BE-së.

"Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut me ekspertët nga projekti Mbështetje e BE-së për sundim të së drejtës, financuar nga BE-ja, të kryesuar nga lideri i ekipit të projektit Diter Shindlauer dhe liderit të komponentit - Mbështetje e BE-së për sundim të së drejtës Gzhegozh Borkovski, në periudhën prej 22-24 janar mbajti Punëtori për Raportin e Misionit vlerësues të Bashkimit Evropian për funksionim të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të implementimit të rekomandimeve të përmbajtura në raport", qëndron në kumtesën e Këshillit gjyqësor të publikuar në ueb-faqe.

Pas përfundimit të punëtorisë, Këshilli gjyqësor i RMV-së do të informojë për konkludimet e miratuara dhe hapat e mëtejmë, shtohet në kumtesë. ab/

Foto: Këshilli gjyqësor

 

QËNDRONI TË LIDHUR