Këshilli Gjyqësor e konstatoi dorëheqjen e kryetares Dameva, zgjedhja e kryetarit të ri është prolonguar deri në kompletimin e Këshillit
- – Këshilli Gjyqësor sot në mbledhje urgjente e konstatoi dorëheqjen e parevokueshme të kryetares së Këshillit, Vesna Damevska, e cila sot paradite në një paraqitje publike njoftoi se për shkak se hasi në vesh të shurdhër te pushteti për sigurimin e drejtësisë së shpejtë dhe efikase, si dhe përpjekjet për shkeljen e integritetit të saj nga ana e funksionarëve të lartë qeveritarë, jep dorëheqje të parevokueshme nga funksioni.
- Post By Fitore Curri
- 16:20, 2 dhjetor, 2024
Shkup, 2 dhjetor 2024 (MIA) – Këshilli Gjyqësor sot në mbledhje urgjente e konstatoi dorëheqjen e parevokueshme të kryetares së Këshillit, Vesna Damevska, e cila sot paradite në një paraqitje publike njoftoi se për shkak se hasi në vesh të shurdhër te pushteti për sigurimin e drejtësisë së shpejtë dhe efikase, si dhe përpjekjet për shkeljen e integritetit të saj nga ana e funksionarëve të lartë qeveritarë, jep dorëheqje të parevokueshme nga funksioni.
Në rendin e ditës së propozuar ishte edhe pika për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Gjyqësor, por pas propozimit të anëtarit të Këshillit, Isamedin Limani, njëzëri ishte hequr nga rendi i ditës. Sipas Limanit, Këshilli duhet të zgjedhë kryetar kur do të jetë në përbërje të plotë, gjegjësisht pas zgjedhjeve të dy anëtarëve të rinj që duhet të bëhet më 11 dhjetor.
“Dy anëtarë me të drejtë vote mungojnë, ndërsa gjithashtu jemi në fazën e zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të Këshillit të cilët do të zgjidhen më 11 dhjetor. Një anëtar nga lista e përgjithshme nga Rajoni i Apelit Shtip dhe një anëtar nga lista e veçantë, kështu që zgjedhja e kryetarit mendoj se duhet të bëhet kur Këshilli do të kompletohet”, theksoi Limani.
Qëndrimi edhe i anëtarëve të tjerë është se Këshilli mund të vazhdojë me punë pa kryetar deri në kompletimin e tij. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s