• e diel, 22 dhjetor 2024

Këshilli gjyqësor do të verifikojë pretendimet mbi njoftimin e ambasadës austriake

Këshilli gjyqësor do të verifikojë pretendimet mbi njoftimin e ambasadës austriake

Shkup, 28 qershor 2023 (MIA) - Pretendimet mbi njoftimin e ambasadës së Austrisë do të verifikohen, informojnë nga Këshilli gjyqësor.

Prej atje thonë se deri te Këshilli gjyqësor nga ana e ambasadorit austriak është dërguar parashtresë me titull njoftim, ndërsa brenda edhe fragment nga një tekst i publikuar në javoren "Fokus".

"Nga përmbajtja e shkresës, anëtarët e Këshillit në mbledhjen e punës kanë konstatuar se shumica e pretendimeve kanë të bëjnë me pakënaqësinë me veprimet e Prokurorisë publike, ndërsa në një pjesë përmendet një kontest komercial i cili zhvillohet para Gjykatës Themelore në Gjevgjeli e cila është në rrjedhë. Në përmbajtjen e letrës, ambasadori ngre dyshime se kontesti po zhvillohet nën ndikime të jashtme", thonë nga Këshilli.

Ata shtojnë se nga takimi i punës ka dalë konkluzion se pretendimet në raportin do të verifikohen nga koordinatorët e Gjykatës Themelore në Gjevgjeli dhe Gjykatës së Apelit në Shkup, me mbikëqyrje në shkresat e lëndës, aktivitetet e ndërmarra nga gjykatat dhe vendimet e miratuara eventuale.

"Pas vizitave dhe inspektimit, Këshilli gjyqësor do të përgatisë raport pas së cilës do të vazhdojë me ndërmarrjen e hapave konkrete për ndjekjen e rastit, duke u kujdesur që të mos ndikojë në vendimet e gjykatës", shtojnë nga atje.

Ambasada e Austrisë përmes një komunikate me shkrim dje ka kritikuar drejtësinë e vendit për shkak se një kompani austriake nuk mund të paguajë dëmshpërblim nga një kompani në vend.

 

QËNDRONI TË LIDHUR