• e premte, 06 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Këshilli Gjyqësor do të formojë komision për përcaktimin e numrit të lëndëve që duhet t'i zgjidhë gjyqtari në muaj

Këshilli Gjyqësor do të formojë komision për përcaktimin e numrit të lëndëve që duhet t'i zgjidhë gjyqtari në muaj

Shkup, 26 shkurt 2025 (MIA) - Këshilli Gjyqësor sot duhet të marrë vendimin për formimin e Komisionit për përcaktimin e numrit orientues të lëndëve që gjyqtari duhet t'i zgjidhë në muaj në gjykatat themelore, në gjykatat e apelit, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë administrative dhe në Gjykatën e Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025. 

Në rend dite nga seanca e sotme është caktuar për në orën 10:00 në sallën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe shqyrtimi i raportit për vizitën e realizuar të punës në Gjykatën Penale të Shkupit dhe në Gjykatën e Apelit Shkup.

Këshilli sot duhet t'i miratojë procesverbalet nga seanca 504 dhe 513 dhe të marrë vendime për përfundimin dhe zgjedhjen e gjyqtarëve porotë.

Shqyrtimi i raportit për kontrollin e afateve kohore të aplikimeve dhe kompletimin e dokumenteve pas shpalljes për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës së Lartë të RMV-së, Gjykatës Themelore Berovë, Gjykatës Themelore Dellçevë, Gjykatës Themelore Ohër dhe Gjykatës Themelore Radovish është gjithashtu në rend dite. 

 Debati për parashtresa dhe ankesa nga qytetarët dhe personat juridikë për punën e gjyqtarëve, kryetarëve të gjykatave dhe gjykatave, të dorëzuara deri te Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut është paraparë në fund të seancës, ashtu si pika e ndryshme. qa/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR