Këshilli gjyqësor caktoi mbledhje urgjente për në orën 14, pas dorëheqjes së kryetares Vesna Dameva
- Këshilli gjyqësor për sot në orën 14 thirri mbledhje urgjente në të cilën, sipas rendit të ditës, duhet të konstatohet dorëheqja e kryetares së deritanishme Vesna Dameva e cila sot në konferencë për shtyp kumtoi se parashtron dorëheqje të parevokueshme nga funksioni.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:34, 2 dhjetor, 2024

Shkup, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Këshilli gjyqësor për sot në orën 14 thirri mbledhje urgjente në të cilën, sipas rendit të ditës, duhet të konstatohet dorëheqja e kryetares së deritanishme Vesna Dameva e cila sot në konferencë për shtyp kumtoi se parashtron dorëheqje të parevokueshme nga funksioni.
Në mbledhje, siç është paralajmëruar, do të duhet të zgjedhet edhe kryetari i ri i Këshillit gjyqësor.
Në fjalimin e vet drejt opinionit, Dameva tha se dorëheqja është e parevokueshme dhe se vendimin e ka sjellë si pasojë e tentimeve për cenim të iontegritetit të saj nga disa politikanë nga pushteti. ab/
Foto: МIА arkivi