• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli ekonomiko - social: Janë shqyrtuar propozimet e sindikatave për llogaritjen e pagave në sektorin publik

Këshilli ekonomiko - social: Janë shqyrtuar propozimet e sindikatave për llogaritjen e pagave në sektorin publik

Shkup, 8 maj 2023 (MIA) - Diskutimi kryesor i Këshillit ekonomiko-social, i cili sot e mbajti seancën e nëntë, të udhëhequr nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ishte Marrëveshja e re e Përgjithshme Kolektive për sektorin publik, gjatë së cilës janë shqyrtuar propozimet nga sindikatat.

 

Siç njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë, zëvendëskryeministri Bytyqi iu referua dy propozimeve për përllogaritjen e pagave në sektorin publik, propozimi i parë i Qeverisë është që të merret paga minimale bruto në përcaktimin e pagës bruto dhe të shtohet numri i pikëve dhe vlerën e një pike, ndërsa vlerën e pikës ta bartë Kuvendi.

Në lidhje me propozimin e sindikatave, në pagën bazë bruto të përcaktohet paga bruto mesatare e shumëzuar me koeficientin e kompleksitetit të vendit të punës, shtohet, zëvendëskryeministri tregoi se për të arritur qëllimin e dëshiruar, nevojitet një periudhë tranzicioni për harmonimin e plotë të pagës mesatare.

 

"Përfaqësuesit e Qeverisë theksuan se qëllimi është krijimi i një sistemi unik dhe thjeshtimi që do të nënkuptojë zgjidhje që do të mbrojnë standardin e qytetarëve dhe do të monitorojnë produktivitetin e ekonomisë. Partnerët socialë ranë dakord të bëjnë simulime për të dy propozimet për llogaritjen e pagave në sektorin publik dhe t'i shqyrtojnë në seancën e radhës të KES, javën e ardhshme", theksohet në kumtesën.

 

Në seancën e sotme është shqyrtuar dhe miratuar Informacioni për zbatimin e Planit të Punës për Rishikimin e Profesioneve dhe Informacioni për pjesëmarrjen e një delegacioni trepalësh në Konferencën Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë në qershor 2023. Konferenca Ndërkombëtare është organi më i lartë vendimmarrës i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, anëtare e së cilës është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Në të njëjtën kohë, përfaqësuesit e partnerëve socialë u ngarkuan me përfaqësuesit e Organizatës së Punëdhënësve dhe Sindikatës së Sindikatave që deri të mërkurën të propozojnë përfaqësues sa më shpejt", qëndron në kumtesën e Qeverisë. ls/

Foto: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR