• e martë, 24 dhjetor 2024

Kërstovski: Nga afër po e ndjekim situatën me prokurimin e “trikaftës”

Kërstovski: Nga afër po e ndjekim situatën me prokurimin  e “trikaftës”

Shkup, 16 shkurt 2023 (MIA) - Po vazhdojnë negociatat me prodhuesin e ilaçit “Trikafta”. Nga Komisioni pranë Ministrisë së Shëndetësisë, përgjegjës për prokurimin e tij, na siguroi se me këtë prokurim të parë ndërhyrjeje do ta marrin ilaçin sa më shumë pacientë. Importi intervenues varet nga prodhuesi i ilaçit, mendoj se afati që thanë është rreth tridhjetë ditë, njoftoi sot për MIA-n, Bojan Kërstovski, anëtar i bordit mbikëqyrës të Asociacionit për fibrozë cistike, pas takimit në Ministrinë e Shëndetësisë. 

Ndërkohë po punohej për ndryshimet ligjore, sipas shembullit të vendeve të tjera, të cilat do të pasoheshin me një program trevjeçar, në mënyrë që ilaçi të arrinte të gjithë pacientët me këtë sëmundje të rrallë që kanë nevojë për të.

Kërkesat e Asociacionit me të cilën shkuan në takim ishin që të përcaktohet numri i pacientëve që do të marrin ilaçin me importin intervenues, të thuhet se deri ku është puna me ndryshimet ligjore dhe deri ku është zbatimi i programit për të gjithë pacientët.

Kërstovski paralajmëroi takim të ri për nesër të përfaqësuesve të Asociacionit dhe Komisionit për prokurimin e ilaçit. Ndërkohë vijon monitorimi i procesit të ndryshimit të ligjeve. Ai u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të qëndrojnë pas ndryshimeve në ligj dhe theksoi se po monitorojnë nga afër situatën rreth prokurimit të ilaçit.

QËNDRONI TË LIDHUR