• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kërkesat e përgjithshme nga procedurat e arbitrazhit që po zhvillohen kundër shtetit janë një miliardë e 365 milionë euro

Kërkesat e përgjithshme nga procedurat e arbitrazhit që po zhvillohen kundër shtetit janë një miliardë e 365 milionë euro

Shkup, 10 korrik 2023 (MAI) - Kërkesat e përgjithshme nga procedurat e arbitrazhit që po zhvillohen kundër shtetit paraqesin një miliardë e 365 milionë euro pa kamatvonesa. Aktive janë shtatë procedura prej vitit 2017 deri në vitin 2022 të cilat i udhëheqë Trupi nacional për ndjekje të procedurave të arbitrazhit, ndërkaq thelbi për të cilin janë ngritur është prej para vitit 2017. Dy prej tyre konsiderohen si të përfunduara me sukses, ndërsa të tjerat janë në faza të ndryshme të procedurës.

Në fazë fillestare është kontesti me ndërmarrjen italiane "INSO sistemi" me të cilën nga ana e ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov ishte nënshkruar marrëveshje për ndërtim të Qendrës klinike. Marrëveshja ishte shkëputur njëanshëm në vitin 2018 për ç'shkak kërkohet dëmshpërblim prej 18 milionë e 943 mijë dollarëve amerikanë.

Procedura e arbitrazhit është inicuar vitin e kaluar, por vendimi formalisht nuk arrin drejt institucioneve vendore. Në këtë moment, siç njoftojnë nga Trupi nacionaë koordinues, kërkohet ndryshimi i arbitrit tonë.

Shteti duhet t'i paguajë dëmshpërblim edhe kompanisë greke "Helenik petroleum" e cila kërkonte 42 milionë dollarë, ndërkaq është sjellë vendim të paguhen 21.167 milionë dollarë, përkatësisht gjysma e kërkesës. Dihej të pasonte edhe një kërkesë-padi e periudhës 2012-2019, por Gjykata e arbitrazhit vendosi pozitivisht për shtetin se "Helenik petroleum" tashmë nuk është në mundësi të inicojë procedurë arbitrazhi sepse nuk ka mjaft dëshmi për t'u inicuar një procedurë e tillë.

Kjo, sipas Trupit nacional koordinues, do të thotë se shteti ka kursyer rreth 20 milionë dollarë të cialt duhej t'i paguheshin si dëmshpërblim, ndërsa fakti se janë pamundësuar të inicojnë procedurë të re, do të thotë se në njëfarë mënyre janë kursyer plotësisht 50 milionë euro të cilat mund të kërkoheshin.

Kontesti më i madh dhe më i gjatë është ai i inicuar nga slloveni Bllazho Tasec i cili kërkon dëmshpërblim prej 492 milionë eurove për gjoja eksproprijim të pabazuar të minierës Sasa.

Procedurë aktuale është edhe kontesti që e inicoi familja Skubenko, të cilët kërkojnë dëmshpërblim orej 77 millionë eurove lidhur me koncesionin për lokalitetin "Kazandoll". procedura është inicuar pas referendumit negativ në të cilin, në vitin 2017 banorët u deklaruan kundër hapjes së këtij kompleksi.

Si rast i parë i fituar nga ana e shtetit është kontesti me "Cunico Resours" nga 21 dhjetori i vitit 2017, rast për të cilin është paditur shteti në bazë se në mënyrë të paligjshme ka kryer procedurë falimentimi për "Feni"-n. Shtetit i janë paguar tre milionë dollarë në vitin 2020.

Me epilog pozitiv vlerësohet edhe kontesti me "Binami"-n nga 3 gushti 2017 për koncesionin për minierat në Zlletovë e cila në vitin 2020 e tërhoqi padinë me çka Gjykata e arbitrazhit vendosi t'i paguhen shtetit shpenzimet gjyqësore në vlerë prej 650 mijë eurove dhe 123 mijë për taksat e avokatit. Pagesa është në rrjedhë.

Lidhur me zgjedhjen e firmave të avokatëve të cilët janë angazhuar në këto procedura dhe përse mes tyre nuk ka firma të vendit, nga Trupi nacional koordinues informojnë se ato kërkohen nga lista e më mirë të ranguarave në botë ku nuk ka kompani të avokatëve të vendit. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR