• e enjte, 27 qershor 2024

Juventusi për Vllahoviqin kërkon 40 milionë euro nga Çellsi, plus Lukakun

Juventusi për Vllahoviqin kërkon 40 milionë euro nga Çellsi, plus Lukakun

Torino, 3 gusht 2023 (MIA) - Juventusi i dakordoi kushtet me Romeo Lukakun. Sipas insajderit Fabricio Romano, ekziston marrëvehsje me lojtarin për nënshkrim të kontratës trevjeçare me opsionin për vazhdim edhe për një sezon.

Kryesia e "Zonjës së vjetër" insiston ta dërgojë Dushan Vllahoviqin në Çellsi, ndërsa në këmbim ta marrin Lukakun dhe 40 milionë euro.

Londinezët ende nuk kanë vendosur nëse do ta blejnë sulmuesin serb. Vendimtare do të jetë fjala e trajnerit kryesor, Mauriso Poketino.

Në mediumet italiane shkruhej se Lukaku do të marrë tetë milionë euro në vit në ekipin e Juventusit. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR