• e shtunë, 29 qershor 2024

Juventusi nuk do ta vazhdojë kontratën me Di Marian, ka ndryshuar strategjia e klubit

Juventusi nuk do ta vazhdojë kontratën me Di Marian, ka ndryshuar strategjia e klubit

Torino, 25 maj 2023 (MIA) - Anhel Di Maria do të largohet nga Juventusi. Kontrata e lojtarit argjentinas me klubin vlen deri nga fundi i sezonit vijues. Palët kanë negocuar për vazhdimin e kontatës.

Megjithatë, sipas "Goal", transfer strategjia e "Zonjës së Vjetër" ka ndryshuar. Juventusi ka vendosur mos ta vazhdojë bashkëpunimin me Di Marian.

Mesfushori argjentinas (35) iu bashkangjit Juventusit në verën e vitit 2022. Në Seria A ka luajtur 24 ndeshje, ku ka shënuar katër gola dhe ka pasur po aq asistime. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR