• e premte, 05 dhjetor 2025

Juventusi i shpëtoi humbjes në ndeshjen me Borusia Dortmundin me dy gola të shënuar në kohën shtesë

Juventusi i shpëtoi humbjes në ndeshjen me Borusia Dortmundin me dy gola të shënuar në kohën shtesë

Torino, 17 shtator 2025 (MIA) - Juventusi mbrëmë barazoi me rezultatin 4:4 si nikoqir me Borusia Dortmundin në raundin e parë të Ligës së kampionëve. 

Golat për Juventusin i shënuan Kenan Jilldiz, Llojd Kelli nga një dhe Dushan Vllahoviq dy. Karim Adejemi, Feliks Nmeça, Jan Kuto dhe Rami Bensebaini shënuan për mysafirët. 

Në minutën e 86-të, Juventusi po humbiste me rezultatin 2:4, por golat e Vllahoviqit në minutën e 90+4 dhe Llojd Kelli në minutën e 90+6 e shpëtuan ekipin e Torinos nga humbja. 

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje për Juventusin debutoi edhe futbollisti kosovar, Edon Zhegrova, i cili në minutën e 86-të e zëvendësoi Jilldizin. 

Në xhiron e dytë, Juventusi do të luajë si mysafir kundër Vilarealit, ndërsa Borusia do të jetë nikoqir i Atletik Bilbaos. rq/bsh/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR