• e shtunë, 23 nëntor 2024

Jurova: Ligji i ri për mediat do të jetë shenja kryesore paralajmëruese për vendet e BE-së

Jurova: Ligji i ri për mediat do të jetë shenja kryesore paralajmëruese për vendet e BE-së

Strasburg, 4 tetor 2023 (MIA) - Nënkryetarja e Komisionit Evropian, Vera Jurova, ka pritje të mëdha nga ligji i ri evropian për lirinë e mediave, i cili do të jetë "një sinjal i madh paralajmërues" për vendet anëtare.

"Gjithë tendenca në Hungari, e cila çon në monopolizimin e informatave, është diçka që nuk duam të ndodh në ndonjë vend tjetër. Me kalimin  e kohës, ne mund të përpiqemi  hap pas hapi të çmontojmë sisteme të tilla", tha Jurova në një intervistë për Politiko, pasi Parlamenti Evropian miratoi një qëndrim për atë ligj.

Ligji i ri për media ka për qëllim ta përforcojë pavarësinë e mediave nga presioni politik dhe pluralizmi mediatik në BE.

Në Hungari, partia Fides e kryeministrit Viktor Orban e ndërmori de fakto kontrollin mbi 80 për qind të mediave, sipas raportit më të ri të Reporterë pa kufij.

Jurova tha se në Hungari gjithçka dhe të gjithë varen nga një parti dhe se në atë vend nuk ka media publike por shtetërore dhe se "ka dallim të madh ndërmjet mbështetjes ekonomike për mediat në mënyrë transparente dhe media të korruptuara në mënyrë të fshehur".

Jurova theksoi se ligji mund të ketë çmim të lartë nëse Budapesti nuk i respekton dispozitat, duke lënë të kuptohen procedurat në rast të shkeljes së ligjit.

"Në fund mund të ketë dënime të larta", tha ajo.

Jurova e theksoi edhe rastin me Francën, ku ishte arrestuar gazetarja Arijana Lavrio, e cila e zbuloi lidhjen ndërmjet shërbimeve të inteligjencës franceze dhe sulmeve egjiptiane ndaj civilëve.

"Rasti francez tregon se ka mbrojtje shumë të dobët", të gazetarëve", tha Jurova dhe theksoi se Franca është ndër vendet që fillimisht pretendonin se ligji për media i "shkatërron"  sistemet e tyre "fantastike".

"E kam konsideruar gjithmonë shumë arrogante" ka thënë Jurova.

Deputetët e Parlamentit Evropian dje miratuan qëndrim për Ligjin për lirinë e mediave, ku bëjnë përpjekje për përjashtime më të rrepta dhe masa të përforcuara për mbrojtjen e gazetarëve.

"Eurodeputetët duan t'i ndalojnë të gjitha format e përzierjes në vendimet redaktuese  të mediave dhe të parandalojnë presione të jashtme ndaj gazetarëve, të tilla si detyrimi i tyre për të zbuluar burimet e tyre, qasja në përmbajtje të koduara në pajisjet e tyre ose shfrytëzimi i softuerit të spiunimit kundër tyre", thuhet në kumtesë.

Më 18 tetor, Parlamenti Evropian do të fillojë diskutime politike për version përfundimtar të ligjit me Këshillin e BE-së.

Çështja më e ndjeshme është se sa liri duhet të kenë qeveritë në monitorimin e gazetarëve dhe burimeve të tyre, dhe kjo temë me siguri do të ndezë debate të nxehta, pasi Parlamenti dhe anëtarët e BE-së janë në anët e kundërta.

Jurova tha se pret që shtetet të kërkojnë më shumë përjashtime ose mundësi për përgjimin e komunikimeve dhe kërkesave, zbulimin e burimeve, por parlamenti nuk e zhgënjeu atë.

Të dyja palët do të duhet të bëjnë një kompromis, tha Jurova dhe vuri në dukje se duhet të ketë "siguri absolute në cilat situata do të lejohet" dhe se ajo bën përpjekje për atë  pastaj të informohen ata komunikimet e të cilëve janë përgjuar. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR