Joveski: Prokuroria nuk është konsultuar për ndryshimet në KP, do të përpiqemi të shpëtojmë nga vjetërsia një pjese të lëndëve
- Qeveria në procedurën për miratimin e ligjit, si dhe Kuvendi nuk i kanë dorëzuar ndryshimet e Kodit penal deri te institucionet kompetente. Me siguri kanë konsideruar në urgjencën e miratimit të ligjit, atë që ai është miratuar me procedurë të shkurtuar dhe me flamur evropian, deklaroi prokurori shtetëror Lubomir Joveski.
Shkup, 27 shtator 2023 (MIA) - Qeveria në procedurën për miratimin e ligjit, si dhe Kuvendi nuk i kanë dorëzuar ndryshimet e Kodit penal deri te institucionet kompetente. Me siguri kanë konsideruar në urgjencën e miratimit të ligjit, atë që ai është miratuar me procedurë të shkurtuar dhe me flamur evropian, deklaroi prokurori shtetëror Lubomir Joveski.
Sipas tij, dikush në politikë ka vlerësuar se nevojitet miratim urgjent i këtij ligji, ndërsa lidhur me çështjen sa lëndë do të vjetërsohen, Joveski tha se Prokuroria do të përpiqet të shpëtojë një pjesë të lëndëve.
"Prokuroria ndaj këtyre lëndëve do të sillet në atë mënyrë që ajo që mund të shpëtohet, të shpëtohet, nëse ka bazë për shqiptim të konfiskimit, jini të bindur se ajo pjesë e prokurorëve do të kërkojnë që prona të sekuestrohet", tha ai.
Në një deklaratë për mediat pas seancës së sotme të Këshillit të prokurorëve publik, Joveski tha se nuk do të vjetërsojnë shumë lëndë, ndërsa tek lëndë të caktuara, siç tha, me siguri do të paraqitet problemi i rikualifikimit të veprën penale nga një paragraf në tjetër.
Joveski theksoi se për prokurorët nuk është njësoj që lëndët për të cilat kanë dhënë shumë mund vendosen të vjetërsohen
"Kuptohet që si prokuror është një ndjenjë e pakëndshme që punon për disa vite në një çështje sepse çështje të caktuara janë vërtet komplekse dhe për to sigurohen dëshmi dhe me ndihmën juridike ndërkombëtare është investuar shumë energji në raste të caktuara nga prokurorët dhe tani ato lëndë dhe ato veprime duhet të riklasifikohen si krime më të lehta", tha Joveski.
Sa i përket vetë amendamenteve, Joveski tha se ato janë miratuar në Kuvend në procedurë ligjore dhe se është detyrë e Prokurorisë dhe institucioneve të tjera gjyqësore t'i respektojnë ato. mb/