• e diel, 22 dhjetor 2024

Joveski: Është për t'u habitur që propozimi për gjykatës kushtetues është tërhequr pa u dhënë arsyet kryesore për këtë

Joveski: Është për t'u habitur që propozimi për gjykatës kushtetues është tërhequr pa u dhënë arsyet kryesore për këtë

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Ish prokurori publik i cili ishte kandidat për gjykatës në Gjykatën kushtetuese, Lubomir Joveski për të cilin sot nga Kuvendi informuan se është tërhequr propozimi për të, në deklaratën për MIA-n thotë se është i befasuar që nuk janë dhënë arsyet kryesore lidhur me këtë.

"Ishte befasuese dhe vulgare që propozimi u tërhoq pa u dhënë arsyet kryesore lidhur me këtë. Është njerëzore të jepen dy ose tre fjalë. Unë jam dëmtuar, nëse kanë konsideruar se nuk mund ta çojnë procesin deri në fund, nuk është dashur të më nominojnë, sepse kam qenë i ekspozuar ndaj sulmeve të panevojshme", ka thënë Joveski.

Ai ka konsideruar se procesi ka përfunduar, sepse gati një vit e gjysmë nuk është iniciuar asgjë.

"Pasi për atë çështje një vit e gjysmë nuk është ngritur në Komisionin për zgjedhje dhe emërime kam konsideruar se ka përfunduar dhe se nuk ka asgjë nga propozimi për gjykatës kushtetues, sepse nëse ata kanë dashur ta përfundojnë këtë, kanë pasur kohë dhe mundësi", ka thënë ai.

Joveski ka thënë se është i befasuar se si është realizuar ajo sot, respektivisht që kryetarja e Komisionit në vazhdimin e sotëm të 25-të të seancës së 13-të të Komisionit për zgjedhje dhe emërime vetëm ka kumtuar se propozimi është tërhequr pa mos dhënë më shumë detaje.

"Gjatë një viti e gjysmë nuk kam komunikuar me askënd për propozimin dhe në bazë të përvojës time të deritanishme, kam ndjerë se nuk ka nevojë të komunikoj me askënd as të pyes se çfarë po ndodh me propozimin", ka thënë Joveski.

Ai shtoi se ndjehet krenar që është një nga dy prokurorët që ka përfunduar mandatin gjashtëvjeçar dhe siç tha ai, për momentin i është përkushtuar çështjeve të profesionit të tij.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR