Jovanovski: Do ta zgjidhim problemin me deponinë dhe kanalizimin dhe do të ndërtojnë qendër stacionimi për qentë në Kërçovë
- Në Kërçovë nevojiten ndryshime të cilat do të mundësojnë fabrika të reja dhe projekte në infrastrukturë, deklaroi sonte kandidati për kryetar të komunës së Kërçovës nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Jovanovski.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:21, 29 tetor, 2025
Shkup, 29 tetor 2025 (MIA) - Në Kërçovë nevojiten ndryshime të cilat do të mundësojnë fabrika të reja dhe projekte në infrastrukturë, deklaroi sonte kandidati për kryetar të komunës së Kërçovës nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Jovanovski.
"Në emisionin "Tema e ditës" në televizionin Sitel, Jovamovski tha se në komunë plot 12 vite nuk ka përparim dhe investime dhe se duhet ta udhëheqë një person i cili do t'i përkushtohet qytetit dhe nuk do të udhëhiqet nga interesat personale dhe nacionaliste.
Ai i ceki tre problemet prioritare që do t'i zgjidhte si kryetar i ardhshëm i komunës - deponinë në qendër të qytetit, qentë endacakë dhe rrjetin e kanalizimit.
Problem i hidhur është ajo që kryetari aktual i komunës bëri një stacion "të stërngarkuar" për mbeturina mu në qendër të qytetit dhe literalisht popullata është e helmuar dhe jo vetëm nga kundërmimi. Top projekt i tij tha se është ta mënjanojë atë nga aty, kam zgjidhje, kemi ekip, kemi projekt të përpunuar dhe e dimë se ku do ta dislokojmë", theksoi Jovanovski.
Projekt i dytë, theksoi, është t'i lirojmë qytetarët të lëvizin lirshëm, të mos sulmohen nga qentë endacakë.
Problemi i tretë për të cilin premton se do ta zgjidhë është rrjedhja e ujërave të zeza. Si shembull e ceki komunën e Zajazit, ku, siç tha, nuk ka kanalizim, përkatësosht dy të tretat nuk janë zgjidhur dhe nëpër rrugë të asfaltuara rrjedhin ujëra të zeza. ab/
Foto: VMRO-DPMNE