• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Jourova: Sundimi i ligjit eshtë bazë e arkitekturës evropiane, duhet ta mbrojmë nga trendet negative

Jourova: Sundimi i ligjit eshtë bazë e arkitekturës evropiane, duhet ta mbrojmë nga trendet negative

Bruksel, 30 prill 2024 (MIA) - Sundimi i ligjit është rregulli bazë në arkitekturën evropiane dhe për këtë arsye është e rëndësishme që të bëhet një diskutim i detajuar për situatën në BE dhe në hapësirën e zgjerimit, përkatësisht në vende konkrete anëtare dhe më shtetet që kanë statusin e kandidatëve për anëtarësim, deklaroi sot nënkryetarja e Komisionit Evropian përgjegjëse për vlerat dhe transparencën, Vera Jourova.

"Për vite me radhë, prioritet i Komisionit Evropian është të bëjmë më shumë për mbrojtjen e sundimit të ligjit si parim bazë dhe ta mbrojmë nga lloje të ndryshme të trendeve negative", theksoi Jourova para fillimit të Këshillit joformal për çështje të përgjithshme të BE-së (GAK) në të cilin tema kryesore janë zgjërimi, sundimi i ligjit dhe përforcimi i Unionit.

Ajo theksoi se në bazë të raporteve për sundimin e ligjit në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Mal të Zi në seancë do të mund të bëhet krahasimi i sistemeve të këtyre katër vendeve kandidate për anëtarësim me ato të vendeve anëtare në BE.

Seancat joformale të Këshillave të BE-së janë mbledhje të ministrave resor ku nuk merren vendime, por vetëm debatohet dhe shkëmbehen mendime për tema dhe çështje të ndryshme që duhet të zgjidhen në mbledhjet formale apo mbledhjet e organeve të tjera të Unionit. ls/

Foto: EBS

 

QËNDRONI TË LIDHUR