• e shtunë, 23 nëntor 2024

Jordania në qershor do të jetë nikoqire e konferencës së nivelit të lartë për ndihma për Gazën

Jordania në qershor do të jetë nikoqire e konferencës së nivelit të lartë për ndihma për Gazën

Aman, 31 qershor 2024 (MIA) - Jordania sot kumtoi se muajin e ardhshëm do të jetë nikoqire e konferencës ndërkombëtare për mobilizim të ndihmës humanitare për Rripin e Gazës, lajmëruan mediumet shtetërore.

Agjencia e lajmeve PETRA lajmëroi se konferenca do të mbahet më 11 qershor në rajinin e Detit të Vdekur në koordinim me Egjiptin dhe Kombet e Bashkuara.

Siç transmetoi DPA, takimi duhet të mbahet në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive, si dhe të shefave të organizatave ndërkombëtare dhe humaniatre. Tani për tani nuk dihet se kush saktësisht do të marrë pjesë.

Jordania dhe Egjipti vazhdimisht e dënojnë gjendjen katastrofale humanitare në Rripin e Gazës që nga shpërthimi i fushatës ajrore dhe tokësore izraelite si përgjigje ndaj sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Egjipti ishte vendi i parë arab që nënshkroi marrëveshje paqësore me Izraelin në vitin 1979.

Në luftën rrjedhëse në Gazë, vendi i Afrikës veriore po ndërmjetëson me SHBA-në dhe Katarin mes Izraelit dhe grupit islamist palestinez Hamas.

Jordania nënshkroi marrëveshje paqësore me Izraelin në vitin 1994. Vendi është shtëpia e mbi dy milionë rerfugjatëve të regjistruar palestinezë, që është numri më i madh i refugjatëve të tillë në botë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR