• e hënë, 23 dhjetor 2024

Jordania e tërhoqi ambasadorin e saj nga Izraeli në shenjë proteste për luftën në Gazë

Jordania e tërhoqi ambasadorin e saj nga Izraeli në shenjë proteste për luftën në Gazë

Aman, 1 nëntor 2023 (MIA) - Jordania ka vendosur që momentalish ta tërheqë ambasadorin e saj nga Izraeli në shenjë proteste dhe dënim të luftës së Izraelit në Gazë, e cila "shkakton fatkeqësi humanitare të paprecedentë", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Aman, njofton DPA-ja. 

Shefi i diplomacisë jordaneze, Ajman al-Safadi, gjithashtu, urdhëroi Ministrinë që të informojë homologun e vet izraelit "të mos e kthejë ambasadorin, i cili më parë ishte larguar nga Mbretëria", shtoi agjencia gjermane.

Al Safadi deklaroi se ambasadorët mund të kthehen kur "Izraeli do ta ndërpresë luftën në Gazë, katastrofën humanitare që po shkakton dhe t'i japë fund të gjitha masave që privojnë palestinezët nga e drejta e tyre për ushqim, ujë, ilaçe dhe të drejtën e tyre për një jetë të sigurt dhe të qëndrueshme".

Jordania ka nënshkruar marrëveshje paqeje me Izraelin në vitin 1994, duke u bërë kështu vendi i dytë arab që vendos marrëdhënie diplomatike me Izraelin, thekson DPA-ja. qa/

Foto: Arkivi i MIA-S

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR