• e shtunë, 23 nëntor 2024

Jordani, së bashku me SHBA-në, Francën dhe Egjiptin nga ajri lëshuan ndihmën më të madhe ndonjëherë për Gazën

Jordani, së bashku me SHBA-në, Francën dhe Egjiptin nga ajri lëshuan ndihmën më të madhe ndonjëherë për Gazën

Aman, 5 mars 2024 (MIA) - Jordani sot kumtoi se në bashkëpunim me SHBA-në, Francën dhe Egjiptin lëshuan dërgimin më të madh ajror të ushqimit dhe ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

Në operacion kanë marrë pjesë tre aeroplanë të forcave të armatosura jordaneze, tre aeroplanë amerikan, një egjiptian dhe një francez.

Ndihma është hedhur në Gazën veriore, ndërsa forcat e armatosura jordaneze kumtuan se paketat me ndihmë të Programit Botëror për Ushqim (WFP) ishin vendosur në parashuta.

Jordani që nga nëntori përmes rrugës ajrore ka dërguar ushqim dhe rezerva në Gaza, ndërsa së fundmi edhe vende tjera filluan t'i bashkohen këtyre operacioneve. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR