• e hënë, 23 dhjetor 2024

Jonson: Suedia i ndërpreu planet për dërgimin e aeroplanëve luftarakë "Gripen" për Ukrainën

Jonson: Suedia i ndërpreu planet për dërgimin e aeroplanëve luftarakë

Kopenhagë, 28 maj 2024 (MIA) - Ministri suedez i Mbrojtjes Pal Jonson sot deklaroi se Suedia do të bëjë pauzë me planet për dërgimin e aeroplanëve luftarakë "Gripen" për Ukrainën, me qëllim për të mundësuar futjen e aeroplanëve luftarakë F-16.

Jonson për agjencinë suedeze TT deklaroi se plani është lënë në pritje me kërkesë të anëtarëve të tjerë të NATO-s, të cilët kanë bërë thirrje të pritet me "Gripens", transmetojnë mediat britanike.

"Kjo lidhet me faktin se fokusi është aktualisht në futjen e sistemeve F-16", tha Jonson.

Ukraina vitin e kaluar i filloi negociatat me Suedinë për blerjen e aeroplanëve "Gripen". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR