• e hënë, 23 dhjetor 2024

Johanson: Në tavolinë është version i ri i rregullores Shengen, do të ishte mirë të mos ketë pagesë për kompensim për hyrje në BE

Johanson: Në tavolinë është version i ri i rregullores Shengen, do të ishte mirë të mos ketë pagesë për kompensim për hyrje në BE

Shkup, 26 tetor 2023 (MIA) - Në tavolinë është një version i ri i rregullores Shengen për të cilën pritet që bisedimet të përfundojnë gjatë presidencës aktuale spanjolle me BE-në. Do të ishte mirë që të mos ketë pagesë për kompensim për vendet jashtë BE-së, deklaroi sonte në Shkup eurokomisarja për Punë të Brendshme, Ilva Johanson. 

Ajo pohoi se kohët e fundit janë gjithnjë e më shumë vende nga zona Shengen që kanë forcuar kontrollet kufitare, por se ato aplikohen në mënyrë shumë selektive që të mos ketë vonesa në pikat kufitare.

"Disa janë të 10 ditëve më parë dhe kanë të bëjnë me situata dhe ngjarje globale. Atë që kemi parë deri tani kur bashkëpunojmë me shtetet anëtare që vendosin kontrolle të brendshme kufitare, shohim se kontrollet e tilla i përdorin në mënyrë shumë selektive për të mos krijuar probleme dhe radhë në pikat kufitare. Kjo është praktika me kontrollet e reja kufitare", tha komisionerja evropiane Johanson në pyetjen e gazetarëve në konferencën për media në Shkup pas përfundimit të ditës së parë të Forumit Ministror kushtuar punëve të brendshme dhe drejtësisë BE - Ballkani Perëndimor 2023që mbahet nën patronazhin e presidencës spanjolle.

Sa i përket vendosjes së sistemit ETIAS - Sistemi Evropian për Informacione Rrugore dhe Autorizim dhe nëse qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të duhet të paguajnë para që të hyjnë në ndonjë nga vendet e BE-së, Johanson tha se po përgatitet rregullore e re dhe se do të ishte mirë që të mos ketë pagesë për kompensim. 

"Në tavolinë ka rregullore të re, version të ri të rregullores Shengen, ndërsa ai është që vendet të mund të vendosin masa të reja për mbrojtje të kufijve të brendshëm pa kontrolle të tilla. Presidenca spanjolle do ta ketë prioritet përfundimin e bisedimeve në këtë temë. Kështu që do të ishte mirë që të ketë rregullore të re, ndërsa të mos ketë pagesë të kompensimit", tha Johanson. 

Sistemi Evropian për Informacione dhe Autorizim të Udhëtimit (ETIAS) pritej të bëhej funksional në fund të këtij viti, por zbatimi i tij është vonuar. Ai zbatohet për qytetarët e vendeve të treta të cilët nuk kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në zonën Shengen dhe mbulon gjithashtu vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Ata duhet të aplikojnë për autorizim udhëtimi duke përdorur faqen e internetit të ETIAS ose aplikacionin celular përpara udhëtimit të tyre dhe do të duhet të paguajnë kompensim prej shtatë eurosh. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR