• e hënë, 23 dhjetor 2024

Johansen: Punojmë për të ulur shpenzimet që njerëzit nga xhepi i tyre paguajnë për shërbimet shëndetësore

Johansen: Punojmë për të ulur shpenzimet që njerëzit nga xhepi i tyre paguajnë për shërbimet shëndetësore

Shkup, 5 prill 2024 (MIA) - Kujdesi shëndetësor ka bërë përparim të madh gjatë kohës sime këtu. Mbulimi i sigurimit shëndetësor është pothuajse i plotë, universal. Ne po punojmë gjithashtu, sepse ka ende vend për përmirësime për të ulur shpenzimet që njerëzit paguajnë nga xhepat e tyre për shërbimet shëndetësore, veçanërisht po punojmë në kujdesin parësor shëndetësor, sepse qeveria ka miratuar ligjin që mundëson qasje më të mirë në kujdesin parësor shëndetësor. Kështu i është përgjigjur sot përfaqësuesja speciale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Maqedoninë e Veriut, Ane Johansen pyetjes së gazetarëve se si e vlerëson shëndetin publik në vend.

Ajo kishte fjalim në manifestimin e sotëm në Shkup me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 Prilli të organizuar nga Shoqata e mjekëve të Maqedonisë.

"Kemi bërë hulumtime dhe ka treguar se gjysma e popullsisë janë konsumatorë të duhanit dhe produkteve të duhanit, prodhimeve të nikotinës. Gjithashtu, pasojat e konsumit të duhanit përbëjnë nëntë për qind të uljes së BPV-së në vend, kështu që ekonomia humbet edhe shuma të mëdha të burimeve financiare të cilat në të kundërtën mund të shfrytëzoheshin dhe nga të cilat mund të përfitonin të gjithë në shoqëri, nënvizoi Johansen.

Siç ka theksuar ajo, është shumë e rëndësishme edhe qasja në barna për sëmundjet kronike.

"Për këtë duhet të sigurohemi që të ketë fonde të mjaftueshme nga Ministria e Financave për të mbuluar këto barna", theksoi Johansen.

Në pyetjen se sa është rritur dalja e personelit para së gjithash në shëndetësinë publike, ajo informoi se nga shëndetësia publike çdo vit jashtë shtetit largohen nga 200 deri në 250 mjekë. Numri ndryshon. Numri në fillim të shekullit të 20-të ishte rreth 60 mjekë, në vitet e 90-ta u rritën në 18.000, ndërsa tani janë 6-7.000 mjekë që siç theksoi ajo, janë mjekë, pa përfshirë dentistët dhe farmacistët.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva tha se duhet të ballafaqohemi me problemin e largimit jo vetëm të mjekëve, por të gjithë punëtorëve shëndetësorë, ndërsa me të cilin përballen të gjitha vendet. Në periudhën e kaluar, theksoi, kemi ndërhyrë në lidhje me atë që është kushti parësor, por nuk janë të vetëm që punonjësit e shëndetësisë të qëndrojnë për të punuar në vendin tonë.

Në pyetjen e gazetarëve se sa është thelbësore mbajtja e punëtorëve të rinj shëndetësor në vend, ajo u përgjigj se thelbësore është siguria, pra siguria personale.

"Ta dimë se pas nesh qëndron një siguri. Për sa i përket pacientëve, ka disa situata të padëshiruara, por veçanërisht siguria financiare është shumë e rëndësishme, siç tha dhe zëvendësministrja, rritja e pagave. Së pari siguria pra ajo financiare është çelësi që do të na mbajë për të qëndruar këtu", ka qenë decid Karaxhinov.

Ajo theksoi se sfida aktuale me të cilën ballafaqohen është rritja e përfshirjes me vaksinimin dhe për këtë, së bashku me felën e mjekëve, këto ditë kanë nënshkruar Deklaratë të përbashkët në mbështetje të vaksinimit, me qëllim forcimin e mbështetjes institucionale të procesit të vaksinimit dhe zbatimin e vazhdueshëm të aktivitete të përbashkëta për promovimin e tij. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR