• e shtunë, 23 nëntor 2024

Jerusalem: Mijëra demonstrues protestojnë kundër Qeverisë së Netanjahut para Knesetit

Jerusalem: Mijëra demonstrues protestojnë kundër Qeverisë së Netanjahut para Knesetit

Jerusalem, 20 maj 2024 (MIA) - Derisa anëtarët e Parlamentit izraelit sërish takohen pas pushimit prej gjashtë javëve, pasdite para ndërtesës së Knesetit në Jerusalem janë tubuar mijëra demonstrues antiqeveritarë nga tërë Izraeli.

Policia ka vendosur dy rreshta të barrikadave, të cilat i ndajnë demonstruesit nga Kneseti, ndërsa të pranishmit kanë brohoritur parulla kundër kryeministrit Benjamin Netanjahu dhe qeverinë e tij, shkruan Tajms of Izrael.

"Bibi (nofka e Netanjahut) është rrezik për ekzistimin e Izraelit", brohoritnin demonstruesit.

Aktivisti i shquar antiqeveritar Shikma Bresler tha se qëllimi i protestës, së mbajtur në mënyrë legale dhe jo të dhunshme, është "t'u kthehet qytetarëve të Izraelit mundësia që të ndikojnë në drejtimin, në të cilin lëviz vendi i tyre". bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR