Jermaku: Ukraina është e gatshme të jetë nikoqire e samitit të dytë të paqes
- Ukraina është e gatshme të jetë nikoqire e samitit e dytë global për përfundimin e luftës në të ardhmen e afërt, deklaroi sot shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Andrij Jermak.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:52, 28 nëntor, 2024
Kiev, 28 nëntor 2024 (MIA) - Ukraina është e gatshme të jetë nikoqire e samitit e dytë global për përfundimin e luftës në të ardhmen e afërt, deklaroi sot shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Andrij Jermak.
"Falë punës aktive me partnerët tanë, tashmë është zhvilluar një kornizë e përbashkët e paqes dhe ajo do të bëhet bazë për samitin e dytë të paqes dhe Ukraina është e gatshme ta mbajë atë në të ardhmen e afërt", tha Jermaku në një konferencë për shtyp, të transmetuar nga mediat lokale ukrainase.
Mediat britanike kujtojnë se në "samitin e parë të paqes" që Ukraina e organizoi në qershor në Zvicër u mblodhën më shumë se 90 vende, ndërsa në të nuk ishte e pranishme Rusia.
Moska, gjithashtu, ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të organizuar nga Ukraina.
Në samitin në Zvicër nuk mori pjesë as Kina, ndërsa kumtesën e përbashkët nuk e nënshkruan fuqitë e mëdha joperëndimore si Arabia Saudite, India dhe Meksika.