• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Jermaku konfirmoi se në një të ardhme të afërt po përgatitet një takim mes Zelenskit dhe Orbanit

Jermaku konfirmoi se në një të ardhme të afërt po përgatitet një takim mes Zelenskit dhe Orbanit

 Kiev, 28 dhjetor 2023 (MIA) -  Ukraina dhe Hungaria po punojnë në përgatitjen e një takimi mes presidentit të Ukrainës, Volodimir zelenski dhe kryeministrit hungarez Viktor Orbán në të një ardhme të afërt, deklaroi sot shefi i kabinetit të Zelenskit, Andrij Jermak.

Ai këtë e bëri të ditur pas një bisede me ministrin hungarez e Punëve të Jashtme Peter Sijarto. 

 "Po punojmë në organizimin e një takimi mes dy liderëve në një të ardhme të afërt ", ka shkruar Jermaku në "X".

 Sijarto paraprakisht sot deklaroi se Hungaria nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj në lidhje me ngjarjet në Ukrainë.

 "Siç ramë dakord disa javë më parë, sot patanjë edhe një tjetër bisedë telefonike me Andrij Jermakun. Mbajtja e një dialogu në nivel të lartë është shumë e rëndësishme, sepse na jep shpresë për përmirësimin e marrëdhënieve tona dhe ne jemi të interesuar ta ruajmë nivelin më të lartë të mundshëm të bashkëpunimit me të gjithë fqinjët tanë", ka shkruar Sijarto në rrjetin social.

 Ai theksoi se Hungaria nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj pro paqes dhe pret një takim në janar, kur do të bisedohet  për çështjet më të rëndësishme dypalëshe.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR