• e hënë, 23 dhjetor 2024

Jermak: Ukraina vlerëson se rreth 20.000 fëmijë janë rrëmbyer dhe dërguar në Rusi

Jermak: Ukraina vlerëson se rreth 20.000 fëmijë janë rrëmbyer dhe dërguar në Rusi

Kiev, 9 janar 2024 (MIA) - Ukraina vlerëson se më shumë se 19.500 fëmijë janë rrëmbyer dhe ilegalisht dërguar në Rusi nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, deklaroi shefi i zyres së presidentit ukrainas, Andrij Jermak.

"Rusia ka kryer krime të tmerrshme gjatë luftës së saj kundër Ukrainës, por deportimi dhe rrëmbimi i dhunshëm i fëmijëve, qenieve më të cenueshme tona, është një nga krimet më të tmerrshme kundër njerëzimit që nga Lufta e Dytë Botërore", tha Jermank.

Numri bazohet në të dhënat e KB-së. Për rreth 3.900 prej këtyre fëmijëve thuhet se janë jetimë ose nuk kanë prindër. Jermak e akuzoi Rusinë për deportimin sistematik dhe shpërngulje të fëmijëve ukrainas. Kjo është pjesë e politikës shtetërore për shkatërrimin e identitetit të tyre, njofton Kievi.

Moska refuzon t'i dërgojë Ukrainës ose institucioneve ndërkombëtare informata për fatin e fëmijëve. Deri tani ka qenë e mundur të kthehen fëmijët ukrainas në vendlindjet e tyre vetëm në raste të izoluara. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR