• e hënë, 23 dhjetor 2024

Jermak: Samiti paqësor në Xheda e forcon pozicionin e Ukrainës

Jermak: Samiti paqësor në Xheda e forcon pozicionin e Ukrainës

Riad, 6 gusht 2023 (MIA) - Pozicioni i Ukrainës është forcuar gjatë samitit në Arabinë Saudite, qëllimi i së cilës është gjetja e rrugës për përfundim paqësor të invazionit rus, deklaroi shefi i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andrij Jermak.

Sipas tij, “edhe pse ka pasur dallime rreth mendimeve midis rreth 40 vendeve në Samit, të gjitha u obliguan për të respektuar Kartën e Kombeve të Bashkuara, të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial”.

“Dhe në bazë të këtyre parimeve është ndërtuar formula e paqes e presidentit (Volodimir) Zelenski të cilën e kemi përshkruar në detaje", theksoi Jermak i cili e ka udhëhequr delegacionin ukrainas në Samitin në Xheda.

Propozimi i Zelenskit për paqe përfshin tërheqjen e trupave ruse nga e gjithë Ukraina, një tribunal ndërkombëtar për të ndjekur penalisht krimet ruse të luftës dhe kufij ndërkombëtar të sigurisë për Ukrainën.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR