• e shtunë, 23 nëntor 2024

Jerlikaja: Në Turqi arrestohen 147 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik 

Jerlikaja: Në Turqi arrestohen 147 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik 

Ankara, 26 mars 2024 (MIA) - Autoritetet turke kanë arrestuar 147 anëtarë të dyshuar të grupit xhihadist të shtetit islamik, deklaroi sot ministri turk i Punëve të Jashtme Ali Jerlikaja. 

Arrestimet janë kryer në 30 provinca, nga gjithsej 81 në Turqi, njoftoi ministri në platformën X.

"Nga 1 qershori i vitit të kaluar, deri tani në vend janë arrestuar 2,919 persona të dyshuar për lidhje me grupin xhihadist", deklaroi ministri i Punëve të Brendshme. 

 Mediat franceze, duke cituar burime nga forcat turke të sigurisë, bëri të ditur se dy të dyshuarit për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Moskë disa javë kanë qenë në territorin turk dhe se më 2 mars kanë udhëtuar me aeroplan për në Rusi. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR