• e diel, 22 dhjetor 2024

Jelen: SHBA-ja do të jetë përgjegjëse për humbjen e Ukrainës nëse ndihma nuk votohet në Kongres

Jelen: SHBA-ja do të jetë përgjegjëse për humbjen e Ukrainës nëse ndihma nuk votohet në Kongres

Meksiko-Siti, 6 dhjetor 2023 (MIA) - SHBA-ja do të jetë "përgjegjëse për humbjen e Ukrainës" nëse Kongresi nuk e miraton kërkesën e re të administratës së Bajdenit për financimin shumëmilionësh të vendit të shkatërruar nga lufta, deklaroi ministrja amerikane e Financave, Xhenet Jelen, pasi që presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski e anuloi fjalimin e tij në Kongresin amerikan.

Ajo dje në Meksiko-Siti vlerësoi se financimi, posaçërisht i buxhetit të përgjithshëm shtetëror të Ukrainës, është "absolutisht i domosdoshëm" dhe se ai është parakusht për mbështetjen e FOndit monetar ndërkombëtar të vazhdojë të arirjë në Ukrainë.

Jelen tha se financimi i Ukrainës është me rëndësi thelbësore për të gjithë aleatët amerikanë në Evropë, të cilët e ndihmojnë vendin ta fitojë luftën kundër invazionit rus.

Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski paraprakisht deklaroi se vonesa e ndihmës nga SHBA-ja krijon "rrezik të madh" që Ukraina ta humbë luftën pothuajse dyvjeçare.

Lideri ukrainas më vonë e anuloi fjalimin para Kongresit në të cilin pritej ta cekë kërkesën për ndihmë të drejtpërdrejtë amerikane, përderisa deputetët debatojnë për pako shtesë të shpenzimeve prej mbi 100 miliarëd dollarëve amerikanë që do të prëfhsijë ndihmë për Ukrainën dhe Izraelin, si dhe financim për sigurinë kufitare. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR