• e diel, 22 dhjetor 2024

Jelen: SHBA-ja do t'i japë Ukrainës ndihmë të re ekonomike në vlerë prej 10 miliardë dollarë

Jelen: SHBA-ja do t'i japë Ukrainës ndihmë të re ekonomike në vlerë prej 10 miliardë dollarë
Bengaluru, 23 shkurt 2023 (MIA) - Ministrja amerikane e Financave, Xhenet Jelen deklaroi se në muajt e ardhshëm SHBA-ja do t'i japë Ukrainës ndihmë të re ekonomike në vlerë prej 10 miliardë dollarë.

Jelen e dha këtë deklaratë në margjinat e takimit të ministrave të Financave të vendeve nga Grupi i 20 ekonomive më të mëdha në botë (G-20), që po mbahet në qytetin jugor indian Bengaluru. 

Ajo theksoi se është jashtëzakonisht me rëndësi që Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) shpejtë të prezantojë programin për mbështetje financiare të Ukrainës.
 
"Kievi shpreson të marrë të paktën 15 miliardë dollarë gjatë viteve të ardhshme në kuadër të programit të FMN-së", deklaroi më parë kryeministri ukrainas, Denis Shmigal pas takimit me drejtoreshën e FMN-së, Kristalina Georgieva. Ajo, gjithashtu, po merr pjesë në takimin e Ministrave të Financave të G20 në Bengaluru. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR