• e hënë, 23 dhjetor 2024

Jelen kërcënon bankat kineze dhe kompanitë që i ndihmojnë Rusisë në luftën ndaj Ukrainës

Jelen kërcënon bankat kineze dhe kompanitë që i ndihmojnë Rusisë në luftën ndaj Ukrainës

Pekin, 8 prill 2024 (MIA) - Ministrja amerikane e Financave Xhenet Jelen ka përfunduar bisedimet katërditore me Kinën, duke paralajmëruar bankat dhe eksportuesit e vendit se Uashingtoni do të "vijë pas tyre" nëse ndihmojnë në rritjen e aftësive ushtarake të Rusisë.

"Unë theksova se kompanitë, duke përfshirë edhe ato në Republikën Popullore të Kinës, nuk duhet të ofrojnë mbështetje materiale për përpjekjet luftarake të Rusisë dhe se do të përballen me pasoja të rëndësishme nëse e bëjnë këtë", tha Jelen transmeton Blumberg.

Siç tha ajo, të gjitha bankat që lehtësojnë transaksione të rëndësishme që kanalizojnë mallra ushtarake ose me përdorim të dyfishtë në industrinë ruse të mbrojtjes janë në rrezik prej sanksioneve amerikane.

Jelen ka kërcënuar Pekinin me sanksione ditën kur ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov arriti në Pekin për të diskutuar për çështje të ndryshme, duke përfshirë konfliktin në Ukrainë.

Ajo njoftoi se bisedimet e reja do të nisin javën e ardhshme me një takim të dy grupeve të punës amerikano-kineze në Uashington. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR