• e premte, 05 dhjetor 2025

Jehona në zgjedhje deri në orën 9:15 është tre për qind

Jehona në zgjedhje deri në orën 9:15 është tre për qind

 Shkup, 19 tetor 2025 (MIA) - Jehona në zgjedhjet lokale deri në orën 09:15 është tre për qind, ndërsa kanë votuar 41.890 qytetarë, njoftoi në konferencën për shtyp kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Boris Kondarko, duke ndarë të dhëna nga 2.672 vendvotime (76,91 për qind) në të cilat janë regjistruar 1.394.158 qytetarë.

 Ai përsëriti se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe se votimi po zhvillohet pa probleme.

 "Deri më tani, KSHZ-ja nuk kemi marrë asnjë raport lidhur me votimin për asnjë vendvotim ose nga ndonjë komision zgjedhor komunal", tha Kondarko.

Në zgjedhjet e sotme votohet në 3.474 vendvotime, në të cilat deri në orën 19 të drejtë të votës  kanë 1.832.415 qytetarë. 

Në zgjedhjet lokale të vitit 2025, ka gjithsej 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista për anëtarë të këshillave komunale me gjithsej 10.490 kandidatë. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR