• e premte, 05 dhjetor 2025

Jehona e zgjedhjeve lokale për herë të parë nuk tejkalon 50 për qind, më e ulëta që nga pavarësia e vendit

Jehona e zgjedhjeve lokale për herë të parë nuk tejkalon 50 për qind, më e ulëta që nga pavarësia e vendit

Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Jehona në zgjedhjet lokale për kryetar komunash dhe këshilltarë për herë të parë nuk e ka tejkaluar 50 për qind, as në rrethin e parë, as në rrethin e dytë, që i ka bërë këto zgjedhje të tetat lokale me pjesëmarrjen më të ulët që nga pavarësia e vendit deri tani. 

Sipas të dhënave të KSHZ-së, në rrethin e parë për kryetar komune, jehona është 48,30 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar. Nga 1.832.415 votues të regjistruar në Listën e votuesve, kanë votuar 885.085 votues. Jehona në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale 2025, sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 98,26 për qind e votuesve të përpunuar është 40,46 për qind. Sipas informacioneve të para jozyrtare të KSHZ-së jeona në rrethin e dytë është 41,24 për qind. 

Në rrethin e dytë jehona më e lartë ishte në Rosomanë - 79,68 për qind dhe Lozovë - 77,85 për qind, ndërsa më e ulëta në Kumanovë - 35,70 për qind dhe Shuto Orizare - 32,03 për qind. 

Për kryetar të Shkupit, jehona në rrethin e dytë, është 35,33 për qind. Nga gjithsej 474.304 votues, kanë votuar 167.575. Jehona më e madhe është në Karposh - 50,52 për qind dhe Qendër - 47,59 për qind, ku gjithashtu është votuar edhe për kryetar komune në rrethin e dytë, ndërsa jehona më e ulët është në Saraj - 12,27 për qind dhe Çair - 14,15 për qind, ku është votuar vetëm për kryetar të Qytetit të Shkupit. 

Jehona më e madhe në rrethin e parë të zgjedhjeve për kryetarë komunash në vend ishte në zgjedhjet lokale në vitin 2013 - 67 për qind, pas së cilës ka rënie të vazhdueshme, në 60 për qind në zgjedhjet lokale në vitin 2017 dhe 50,57 për qind në zgjedhjet lokale të vitit 2021. 

Jehona në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale zakonisht është gjithmonë më e ulët, krahasuar me rrethin e parë. Jehona më e madhe në rrethin e dytë ishte në zgjedhjet lokale të vitit 2013, të cilat janë të parat ku zgjidheshin kryetarët e komunave në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ku ishte 65 për qind, pas së cilës është vazhdimisht në rënie, në 52 për qind në vitin 2017, në 50,69 në vitin 2021 dhe tani në 41,24 për qind. 

Në këto zgjedhje në katër komuna nuk u arrit censusi i nevojshëm i jehonës prej mbi një të tretës të votuesve të regjistruar edhe atë në Gostivar, Qendër Zhupë, Mavrovë dhe Rostushë dhe Vrapçishtë. Në këto komuna do të zhvillohet një procedurë e re zgjedhore në afat prej 60 ditëve nga shpallja e rezultateve përfundimtare e Zgjedhjeve lokale të vitit 2025.

Zgjedhjet e para në Maqedoninë e pavarur janë mbajtur më 17 nëntor 1996, në të cilat janë zgjedhur këshilltarë dhe kryetar komunash në 123 komuna, plus Qyteti i Shkupit. Kishte gjithsej 683 kandidatë për kryetar komune dhe 747 lista për kandidatë për anëtarë të këshillit komunal. Dalja e votuesve në rrethin e parë ishte 60 për qind, ndërsa në rrethin e dytë 51 për qind. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 1.419.081 votues. 

Zgjedhjet e dyta lokale janë mbajtur më 10 shtator 2000, në të cilën janë zgjedhur këshilltarë dhe kryetar komunash në 123 komuna, plus Qyteti i Shkupi. Ka pasur 323 kandidatë për kryetar komunash dhe 564 lista të kandidatëve në këshillin komunal. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 1.634.859 votues. Dalja në rrethin e parë ishte 59 për qind, ndërsa në rrethin e dytë 53 për qind. 

Zgjedhjet e treta lokale janë mbajtur më 13 dhe 27 mars të vitit 2005, në të cilat u zgjodhën këshilltarë dhe kryetar komunash në 84 komuna dhe Qytetin e Shkupi. Këto janë zgjedhjet e para lokale pas përbërjes së re territoriale dhe zvogëlimin e numrit të komunave. Ka pasu 379 kandidatë për kryetar komunash dhe 455 lista për kandidatë për anëtarë të këshillit komunal. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë pasur 1.711.293 votues. Dalja e votuesve në rrethin e parë ishte 56,36 për qind, ndërsa në rrethin e dytë më 27 mars 53,66 për qind.

Është e rëndësishme të theksohet se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, deri në vitin 2006, nuk ka ekzistuar si organ i pavarur dhe është formuar para çdo procesi zgjedhor dhe nuk ka publikuar rezultate të plota apo raport përfundimtar për një pjesë të tre zgjedhjeve të para lokale në vend.

Zgjedhjet e katërta lokale janë mbajtur më 22 mars të vitit 2009, në të cilat janë zgjedhur kryetarët dhe këshilltarët e 84 komunave dhe Qyteti i Shkupit. Gjithsej janë parashtruar 364 lista për kryetarë komunash dhe 702 lista të kandidatëve. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 1.792.082 votues. Jehona në rrethin e parë ishte 57 për qind, ndërsa në rrethin e dytë 43 pr qind.

Zgjedhjet e pesta lokale janë mbajtur më 24 mars të vitit 2013,  me qëllim zgjedhjen e këshilltarëve dhe kryetarëve në 80 komunave në Qytetin e Shkupit. Ka pasur gjithsej 350 kandidatë për kryetarë dhe 480 lista të kandidatëve për këshilltarë. Në këto zgjedhje, të drejtë vote kishin 1.743.403 votues. Jehona në rrethin e parë ka qenë 67 për qind, ndërsa në rrethinë e dytë 65 për qind.

Zgjedhjet e gjashta lokale u mbajtën më 15 tetor të vitit 2017, në të cilat janë zgjedhur kryetarë të komunave dhe këshilltarë në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Kishte gjithsej 257 kandidatë për kryetar komune dhe 371 lista kandidatësh për këshilltarë. Të drejtë vote kishin 1.814,644 qytetarë të regjistruar në listën e votuesve. Në raundin e parë, jehona ishte 60 për qind, ndërsa në raundin e dytë, 52 për qind.

Zgjedhjet e shtata lokale u mbajtën më 17 dhe 31 tetor 2021. Të drejtë vote kanë pasur 1.824.864 votues. Jehona në rrethin e parë ka qenë 50.57 për qind, ndërsa në rrethin e dytë, 50.69 për qind. Kishte gjithsej 299 kandidatë për kryetar komune. Sipas përfaqësimit gjinor, nga numri i përgjithshëm i kandidatëve për kryetar komune në Zgjedhjet lokale të vitit 2021, 91,64 për qind ishin burra, kurse 8.36 për qind ishin gra. Në këto zgjedhje lokale, kishte 572 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunale me gjithsej prej 10,532 kandidatëve, nga të cilët 55 për qind ishin burra dhe 45 për qind ishin gra.

Këto janë zgjedhjet e katërta lokale, në të cilat janë zgjedhur kryetarë komunash dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Ka pasur gjithsej 309 kandidatë për kryetarë që ka qenë rritje për 10 kandidatë krahasuar me ata të vitit 2021, ku ka pasur 299. Më shumë kandidatë për kryetarë komunash - 683 ka pasur në zgjedhjet lokale në vitin 1996, ndërsa më pak në zgjedhjet lokale të vitit 2027 - 257 kandidatë për kryetarë komunash. Numri i kandidatëve për kryetarë lëviz nga 323 në vitin 2000, 350 në vitin 2013, 364 në vitin 2009 dhe 379 në zgjedhjet në vitin 2005. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR