Jehona deri në orën 9 në tre komuna të Verilindjes është 5 për qind
- Jehona në Kriva Pallankë deri në orën nëntë është 5,15 për qind, në Kratovë 5,13 për qind, ndërsa në Rankovcë 5,96 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjitstruar në listën zgjedhore e kanë realizuar të drejtën e votës deri në orën 9.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:34, 19 tetor, 2025
Kriva Pallankë, 19 tetor 2025 (MIA) - Jehona në Kriva Pallankë deri në orën nëntë është 5,15 për qind, në Kratovë 5,13 për qind, ndërsa në Rankovcë 5,96 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjitstruar në listën zgjedhore e kanë realizuar të drejtën e votës deri në orën 9.
Në këto tre komuna procesi zgjedhor ka filluar me kohë dhe votimi po zhvillohet pa pengesë.
Në Komunën e Kriva Pallankës votohet në 47 vendvotime, ndërsa në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar gjithsej 16.534 qytetar.
Në Kratovë votohet në 33 vende në të cilat sot mund të votojnë 7.438 votues, ndërsa në Rankovcë gjithsej 2.921 qytetar do të mund të votojnë në zgjedhjet e teta lokale në vend, në 13 vendvotime. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s