• e premte, 05 dhjetor 2025

Jehona deri në orën 13 në Ohër 21,65 për qind, në Debërcë 28,8 për qind

Jehona deri në orën 13 në Ohër 21,65 për qind, në Debërcë 28,8 për qind

Ohër, 19 tetor 2025 (MIA) - Procesi zgjedhor në komunat Ohër dhe Debërcë po zhvillohet pa probleme, pa asnjë parregullsi.

 Sipas KKZ-së - Ohër, në të gjitha 87 vendvotimet ku mbahet votimi deri në orën 13, të drejtën e tyre të votës e kanë ushtruar 11.375 persona ose 21,65 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

 Në Debërcë në 22 vendvotime deri në orën 13 kanë dalë 1.010 persona ose 28,8 për qind e votuesve.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR