• e diel, 22 dhjetor 2024

Java e shëndetit të grave 2024

Java e shëndetit të grave 2024

Shkup, 17 maj 2024 (MIA) - "Shëndeti në fokusin e gruas" është simpoziumi ndërkombëtar që do të mbahet nga sot deri të dielën në kuadër të Javës së shëndetit të grave 2024.

Simpoziumi dedikohet për specialistë dhe specilizantë të gjinekologjisl dhe obstetrikës. Pjesëmarrësit do të diskutojnë për: vaksinën HPV, vaksinimin në shtatzani, rolin e marrjes së kileve në shtatzani, prezantimin e procedurës operative standarde të Qendrave për viktima të dhunës seksuale.

Para hapjes së simpoziumit do të mbahet konferencë për shtyp, në të cilën do të drejtohen: Goran Dimitrov, kryetar i Shoqatës së mjekëve të RMV-së, Gligor Tofoski, kryetar i Asociacionit maqedonas të gjinekologëve dhe obstetërve, Llambe Krsteski, gjinekolog amë në komunën Shoto Orizare.

Konform të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit për sigurim shëndetësor, në Shuto Orizare ka 2500 gra që kanë sigurim shëndetësor, por nuk kanë përzgjedhur gjinekolog amë dhe rreth 1000 gra, që nuk janë të siguruara dhe nuk kanë gjinekolog amë. Konform rregulloreve ligjore, në vend çdo individ pa dallim të statusit të punës mund të sigurohet në shëndetësi dhe me këtë të fitojë të drejtën e mjekimit shëndetësor falas.

Organizatori Asocicioni maqedonas i gjinekologëve dhe obstetërve (MAGO) e thekson rëndësinë e kontrolleve të rregullta parandaluese dhe zbulimin e hershëm të problemeve shëndetësore, si dhe informimin e të gjitha grave në vend se zgjedhja e gjienkologut amë është me rëndësi kyçe për kontrollet e rregullta parandaluese. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR